LAJMI I FUNDIT:

Tavë me mish të grirë dhe patate

Tavë me mish të grirë dhe patate

Përbërësit:

  • 500 gramë mish viçi të grirë
    • 1 kg patate
    • 1 vezë
    • 250 ml qumësht
    • 100 gramë gjalpë
    • 1 qepë
    • 50 gramë djathë
    • Kripë, piper

Përgatitja: Së pari i pastrojmë dhe i pjekim patatet në ujë me kripë. Pastaj në një enë shtojmë ujë, shtojmë 50 gramë gjalpë dhe patatet e copëtuara. Pastaj e ngrohni qumështin, dhe e shtoni atë në patate të përziera.


E përzieni atë deri sa të keni një masë homogjene. Qepën e preni në copa të vogla dhe e fërgoni me gjalpë derisa të merr masë të duhur. Shtoni mishin e grirë dhe përzieni derisa të bëhet një masë homogjene.

Shtoni kripë, dhe vendoseni tërë përzierjen në një enë të madhe.

Kur mishi të është ftohur, shtoni vezën dhe prapë vazhdoni ta përzini. Tavën për pjekje e lyeni me gjalpë pastaj në të e shtoni mishin dhe patatet e përziera në krye.

E piqni për 15 minuta. Pastaj hiqeni nga furra, shtoni djathin e integruar dhe vendoseni në furrë edhe për 5 minuta të tjera.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/