eksperti-banner

Rezultatet e deritanishme nga numërimi i votave në qendrat e votimit në Pejë tregojnë një epërsi të qartë të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Taulant Kelmendi, i cili renditet si kandidati më i votuar nga të gjitha subjektet politike.

Sipas këtyre rezultateve, Kelmendi ka krijuar një diferencë të konsiderueshme ndaj kandidatëve të tjerë nga Peja, duke lënë pas kandidatët e LDK-së, AAK-së dhe PDK-së nga ky qytet. Trendi aktual sinjalizon se kjo epërsi mund të thellohet edhe më tej pas numërimit të votave me kusht dhe votave të tjera të mbetura.


Veçanërisht bie në sy diferenca e madhe që Kelmendi ka krijuar ndaj figurave të njohura politike të Pejës, si ish-kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha, i cili ka siguruar 2,143 vota, dhe kryetari i PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, me 1,884 vota, duke e konfirmuar si kandidatin më të mbështetur në Komunën e Pejës.

Renditja e kandidatëve nga Peja sipas votave

1.Taulant Kelmendi (VV) – 8,159 vota

2. Sadri Berisha (LDK) – 5,670 vota

3. Kujtim Shala (LDK) – 5,274 vota

4. Armend Baloku (VV) – 4,002 vota

5. Hykmete Bajrami (LDK) – 3,789 vota

6. Fatmire Kollçaku (VV) – 3,700 vota

7. Arben Gashi (LDK) – 2,955 vota

8. Naser Gega (LDK) – 2,883 vota

9. Agim Çeku (AAK) – 2,774 vota

10. Jeton Kelmendi (LDK) – 2,770 vota

11. Besa Gaxherri (LDK) – 2,491 vota

12. Djellza Shala (LDK) – 2,167 vota

13. Ali Berisha (AAK) – 2,143 vota

14. Xhavit Haliti (PDK) – 1,884 vota

15. Diellza Kukaj (AAK) – 1,877 vota

16. Gazmend Syla (AAK) – 1,731 vota

17. Nita Gashi (VV) – 1,664 vota

18. Rozeta Hajdari (VV) – 1,487 vota

19. Hidajete Krasniqi (AAK) – 1,340 vota

20. Jeton Mehmeti (VV) – 1,289 vota

21. Drin Veselaj (AAK) – 1,201 vota

22. Labinot Panxha (AAK) – 1,201 vota

23. Arta Vokshi Nallbani (PDK) – 928 vota

24. Edonjeta Berisha (PDK) – 888 vota

25. Adil Maloku (AAK) – 850 vota

26. Riza Krasniqi (LDK) – 842 vota

27. Nasret Hajrizaj (PDK) – 664 vota

28. Ruzhdi Blakaj (LDK) – 642 vota

29. Labinot Lulaj (PDK) – 456 vota

30. Elbert Krasniqi (IRDK) – 424 vota

31. Niq Krasniqi (LDK) – 390 vota

32. Veton Berisha (PLE) – 343 vota

33. Fatmir Gashi (AAK) – 320 vota

34. Dafina Broqi (PDK) – 194 vota

35. Florin Krasniqi (PSD) – 166 vota

36. Gëzim Kelmendi (FJALA) – 51 vota