LAJMI I FUNDIT:

Tasim Dajçi në Pejë shpallet “Nderi i qytetit”, kujton Riza Llukën: Besoj ta zbardha fytyrën

Tasim Dajçi në Pejë shpallet “Nderi i qytetit”, kujton Riza Llukën: Besoj ta zbardha fytyrën

Profesori i njohur i baletit Tasim Dajçi, përkundër humbjes së madhe që ditë më parë e përjetoi në familje, ku si pasojë e një sëmundje humbi djalin e vetëm Besfortin, efektiv i dalluar policor i Tiranës, ka gjetur forcën për të udhëtuar drejt Pejës, e për të pranuar titullin ‘Nderi i Qytetit”.

Titulli është ndarë në kuadër të manifestimeve në shënim të 16 Qershorit – 21 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Pejës.

Profesor Tasim Dajçi ka qenë i pranishëm në seancën solemne të Asamblesë Komunale të Pejës me ç’rast, ka pranuar titullin ‘Nderi i Qytetit’, nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Tasim Dajçi, titullin “Nderi i qytetit” ka dedikoi djalit të tij, suksesin për arritjen e këtij titulli e ka ndarë me personalitete të Pejës që e mbështetën në rrugëtimin e tij shumëvjeçarë.

“21 vjet në Kosovë, një ditë pa ikur në Tiranë. Një përpjekje, stërmundim, në atë rrugë të keqe të kombit që sot shkohet për një orë, unë kam pas ardhë për 12 orë…në shi, në borë, kur makinat dilnin para meje, vdisnin njerëz, unë s’ndalesha… Ju faleminderit kryetar… faleminderit shumë, pas një dhimbje të madhe që më ndodhi në shtëpi, më dhatë një adrenalinë, më gëzuat pa masë. Për këtë mirënjohje, unë do t’i bëjë mirënjohje shumë njerëzve të qytetit të Pejës, të qytetit të Haxhi Zekës, Ibrahim Rugovës, të qytetit të Sofrës Pejane, të qytetit të korit të Memli Kelmendit e shumë e shumë të tjerë që duhet ditë të tëra t’i numërojmë…Por… unë falënderojë pa masë, të pavdekshmin Riza Lluka, që erdhi dy vjet në Prizren, (Xhenin e kam dëshmitare), që mu lut të vij në Pejë… dhe kur erdha tek kryetari i parë i atëhershëm, para Gazmendit (Ali Berisha), më priti jashtëzakonisht mirë dhe më tha që ti i duhesh Pejës….Më vonë pastaj Gazmendi i tregua një burrë që ndihmoi fëmijët e Pejës në mënyrë të mrekullueshme…”, tha në fjalën e tij profesor Dajçi.

Ai që shumë herë u ndërpre në fjalën e tij nga duartrokitjet e asamblistëve, kujtoj fillimin e punës, nga Prizreni me hapjen e shkollës së baletit në Pejë, për çfarë, suksesin ja dedikoi të ndjerit Riza Lluka, ish-drejtorit të RTV ‘Dukagjini’ dhe veprimtar i çështjes kombëtare.

“Kam punuar në Prizren, kam punuar në Suharekë, në Gjakovë, në Ferizaj, .. por sot Peja, Peja qyteti im më nderojnë me këtë çmim, unë ju them faleminderit. Dikur Prizreni, sepse unë jam nga Prizreni, më thonin na tradhtove dhe je bërë pejon… unë sot ju them, e ndjej veten pejon… po i them Riza Llukes atje ku është … sepse Riza, më tha një fjalë që nuk do ta harrojë gjersa të vdes; (Shiko më tha Riza, unë mërzitem në qoftë se ti do më zhgënjesh, sepse kurrë njeri nuk më zhgënjeu në këtë jetë) dhe unë sot i them Riza Llukës, Riza besoi ta kam zbardhur faqen… Faleminderit”, tha Dajçi.

Propozimi për shpalljen e profesor Tasim Dajçit “Nderi i Qytetit të Pejës”, është votuar unanimisht nga të gjitha partitë politike të Asamblesë komunale të Pejës. /Njeshi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori