Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i refuzon për momentin furnizimet me vaksina për vendet më të varfra. Për shkak të mungesës së vaksinës në vendet e BE ka një presion shumë të madh të brendshëm.
Me këtë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i refuzon kërkesat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH për dhurime të vaksinës nga BE drejt vendeve më të varfra.
“Tani ka një trysni shumë të madhe të brendshme në shtetet anëtare për të siguruar vetë vaksinën”, tha von der Leyen për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe.
Ajo kujtoi iniciativën Covax të OKB-së me të cilën u mundësohet qasje tek vaksina vendeve më të varfra, dhe ku BE jep një mbështetje prej 2,2 miliardë eurosh.
Covax ka shpërndarë ndërkohë 30 milionë doza në 52 vende.
“Një mekanizëm shtesë, me të cilën ne si union e ndajmë vaksinën me vende të tjera, do ta fillojmë, kur të kemi një situatë më të mirë prodhimi në BE”, u shpreh von der Leyen.
Grindja me britanikët
BE lejon eksportimin e vaksinës kundër coronavirusit, megjithëse në vendet anëtare nuk ka vaksina të mjaftueshme.
Këtë nuk mund t’ua shpjegosh më dot qytetarëve në Europë, tha von der Leyen.
Sipas të dhënave të saj, që nga 1 shkurti janë eksportuar të paktën 41 milionë doza nga BE, megjithëse vaksina mungon në vendet e BE, dhe vaksinimi ecën shumë ngadalë. 10 milionë doza shkuan në Britaninë e Madhe.
“Unë nuk mund t’ia shpjegoj qytetarëve europianë, pse ne eksportojmë miliona doza në vende që prodhojnë vetë vaksina, dhe prej tyre nuk vjen asgjë”, u shpreh presidentja e KE, Ursula von der Leyen.
“Ne jemi të hapur, por kjo duhet të jetë proporcionale, dhe të bazohet në reciprocitet”, shtoi von der Leyen, e cila kritikoi prodhuesin britaniko-suedez të vaksinës, AstraZeneca që në tremujorin e parë ofroi vetëm 30% të sasisë së dakorduar me BE.
Nga ana kontraktuale është e qartë, që BE merr vaksinë të AstraZenecas edhe nga fabrikat në Britaninë e Madhe. “Nga britanikët ne nuk kemi marrë asgjë, në një kohë që ne ofrojmë vaksinë”.
AstraZeneca prodhon në disa fabrika në BE.
“Ne e kemi mundësinë të ndalim një eksport të planifikuar. Ky është mesazhi ndaj AstraZenecas: ti i përmbush kontratën kundrejt Europës, para se të fillosh të eksportosh në vende të tjera”, theksoi Ursula von der Leyen.
Në një samit në fundjavë, BE do të vendosë se “sa do t’i shtrëngojë frerët”.
Nga ana e saj qeveria britanike paralajmëron BE-në në rast të ndalimit të eksportit me vaksinën e AstraZeneca.
Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace tha për median britanike, Skynews se ndalimi i eksportimit do të ishte “kontraproduktiv”.
Një ndalim i eksportit për vaksinat do t’i dobësonte mundësitë e fushatës europiane të vaksinimit.
Kjo do të dëmtonte “reputacionin” e BE, tha Wallace.
Ndryshe nga vendet e BE, Britania e Madhe ka ecur shumë përpara me vaksinimin. Sipas të dhënave të qeverisë, çdo i dyti i rritur ka marrë dozën e parë të vaksinimit. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë