LAJMI I FUNDIT:

Tarifat ndaj Kinës godasin dhe fermerët në SHBA

Tarifat ndaj Kinës godasin dhe fermerët në SHBA

Vendosja e tarifave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj mallrave të Kinës, rrezikon heqjen e një tregu të rëndësishëm për fermerët amerikanë, ndërsa po ulen edhe fitimet e tyre të cilat janë në rënie të vazhdueshme gjatë pesë viteve të fundit.

Që nga maji, çmimi i farave të sojës ka rënë me rreth 20% në kuadrin e luftës tregtare mes Siç njofton “Zëri i Amerikës”, megjithë planet për një paketë ndihmash të administratës Trump, prodhuesit kërkojnë më shumë qasjen e vazhdueshme tek tregjet më të mëdha të botës.


Fushat e sojës në fermën e Fred Grieder në shtetin Illinois kanë shërbyer gjithnjë si një ogur i mirë që sinjalizonte për të korra të mbarë në vjeshtë.

Por, tarifat po largojnë klientët e mundshëm nga përtej oqeanit dhe Grieder parashikon se mund të humbasë rreth 100 dollarë për hektar nëse lufta tregtare vazhdon.

“Edhe nëse e merr të gjithë ndihmën prej 12 miliardë dollarësh dhe ja jep vetëm fermerëve të sojës, gjë që nuk do të ndodhë, atëherë pjesëtuar me hektarët tanë, del rreth 14 dollarë për hektar”, tha Grieder.

Pra edhe në një rast të tillë ai parashikon të humbasë 86 dollarë për hektarë. Ai e vlerëson ndihmën, por do të preferonte “tregtinë në vend të ndihmës”.

“E vlerësojmë që qeveria kujdeset për ne, por realiteti është se në një luftë të madhe tregtare si kjo, shifrat janë marramendëse”, thekson Grieder.

“Kjo nuk është një katastrofë natyrore, por e shkaktuar nga njeriu. Nuk është vepër e mbinatyrshme; disa do ta quanin madje një veprim marrëzie”, tha Mark Albertson, i Shoqatës së Sojës në Illinois.

Albertson tha se mosmarrëveshja tregtare me Kinën përbën një kërcënim më të madh për fermerët edhe se thatësira e vitit 2012.

“Patëm mekanizma për të përballuar pasojat e thatësirës duke rifituar nga të mbjellat e vitit pasues. Por, në këtë rast nuk dimë se ç’do të sjellë viti tjetër. Nuk kemi ndonjë shpresë që do të përfundojë së shpejti lufta tregtare, ndërkohë që Brazil duket se është gati të marrë tregun tonë në Kinë”, thotë Albertson.

Sfida tjetër është se çfarë do të bëhet me sojën që nuk do të shitet. “Me sa duket do të përfundojmë duke depozituar një sasi rekord fara soje dhe në atë moment, siç dimë prej historisë, çmimet do të bien shumë”, thotë Albertson. /Telegrafi/