LAJMI I FUNDIT:

Targat ilegale trashëgimi e regjimit të Millosheviqit, këtë barrë nuk duhet ta mbani – deklarata e Kurtit dhe ftesa për qytetarët serbë që t’i konvertojnë në RKS

Targat ilegale trashëgimi e regjimit të Millosheviqit, këtë barrë nuk duhet ta mbani – deklarata e Kurtit dhe ftesa për qytetarët serbë që t’i konvertojnë në RKS

Një ditë më parë ka nisur të zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet dhe qytetarët e Kosovës të cilat nga mesnata kanë udhëtuar në drejtim të Serbisë kanë kaluar kufirin lirshëm.

Në pikat kufitare nuk ka pasur nevojë për dokumente shtesë, me përjashtim të letërnjoftimit, që nënkupton se nga 1 shtatori nuk po lëshohen dokumentet për hyrje/daljet.


Në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme bëhet e ditur se edhe në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në RKS, ndërkaq, vetura e parë është regjistruar në Prizren.

Qendrat kanë qenë të hapura në të gjitha komunat për qytetarët e interesuar për të marrë informacionet e nevojshme dhe në ditën e parë në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Prizren është bërë zëvendësimi i parë i targave në targa RKS.

“QRA-të do të jenë në dispozicion të qytetarëve çdo ditë për të ofruar informacionet dhe ofruar shërbimet për kthimin e targave në RKS. Me këtë rast, MPB inkurajon të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke përfituar dhe nga lehtësirat që ofron ky proces si: Taksën doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targën, tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të mjeteve”, thuhet në njoftim.

MPB njofton se me qëllim të informimit të drejtë dhe inkurajimit për regjistrimin e mjeteve në targa RKS deri më 31 tetor 2022.

E pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumente, kryeministri i vendit, Albin Kurti i është drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës.

Kurti i ka njoftuar se kanë 61 ditë afat që t’i konvertojnë targat e tyre në “RKS”, ndërkaq targat që Serbia i lëshon për serbët e Kosovës kanë skaduar në tetor të vitit të kaluar.

Kurti u drejtohet qytetarëve serbë: Targat ilegale janë trashëgimi e regjimit të Millosheviqit, këtë barrë nuk duhet ta mbani
Lexo po ashtu Kurti u drejtohet qytetarëve serbë: Targat ilegale janë trashëgimi e regjimit të Millosheviqit, këtë barrë nuk duhet ta mbani

“Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro….Targat e lëshuara nga Serbia ‘Pr’, ‘Km’, ‘Pz’ janë trashëgimi e regjimit të Millosheviqit. Kjo trashëgimi është barrë që nuk do të duhej ta mbani ju. Përveç kësaj, ajo po synon të ju mbajë në të kaluarën dhe të izoluar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai po ashtu njoftoi se në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa RKS. Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2% të tyre.

E për sigurinë e lëvizjes, KFOR përmes një video të postuar në Facebook kujtojnë mandati i tyre është të krijojnë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.

“Mandati ynë është që t’u sigurojmë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fenë, apo vendin ku ata jetojnë. Prandaj, ne patrullojmë në të gjitha zonat dhe i qëndrojmë afër komunitetit”, deklaroi komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, Maurizio Mele.

“Misioni i NATO-s, KFOR-it është të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe sigurimin e lirisë së  lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Në kryerjen e misionit të saj, NATO bashkëpunon dhe ndihmon Shtetet e Bashkuara Kombet, Bashkimi Evropian dhe akterët e tjerë ndërkombëtarë, sipas rastit, për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore”, thuhet më tej në deklaratën e KFOR-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori