LAJMI I FUNDIT:

Tare do ta shtojë numrin e shqiptarëve te Lazio, Hysaj goditja e radhës

Tare do ta shtojë numrin e shqiptarëve te Lazio, Hysaj goditja e radhës

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi shkodran është futur në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe do të largohet si transferim i lirë.

Sipas mediumit italian ‘Gazzetta dello Sport’, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, por përgatit ofertën për mbrojtësin shkodran, të cilit i përfundon kontrata sapo të mbyllet sezoni.

Për të ardhmen e 27-vjeçarit foli edhe manaxheri i tij, Mario Giuffredi, i cili iu referua fjalëve të trajnerit të kuqezinjve, Edy Reja, për të treguar se klienti i tij po tregon profesionalizëm të lartë gjatë muajve të mbetur te Napoli.

“Kam lexuar që Reja tha se Hysaj po kalon një moment plot shkëlqim dhe unë jam dakord me të. Është shumë i qetë, pavarësisht skadimit të kontratës, sepse ka besimin e Gattusos. Po shprehet në nivelet që tregoi kur Sarri ishte trajner i Napolit”.

“Hysaj po tregon se, edhe pa rinovimin e kontratës, nuk nxjerr probleme, ai bën punën e tij. Është paguar dhe i është mirënjohës ndaj klubit”.

“Por pas kaq shumë vitesh dhe kaq shumë momentesh në të cilat u takuam për kontratën, pa gjetur një marrëveshje, është e drejtë që të ndryshojë ambient dhe të kërkojë përvoja të reja,” – deklaroi Giuffredi për ‘Radio Kiss Kiss’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori