LAJMI I FUNDIT:

Tare: Muriqi gëzon respektin e stafit teknik dhe gjithë skuadrës së Lazios

Tare: Muriqi gëzon respektin e stafit teknik dhe gjithë skuadrës së Lazios

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare në një intervistë për RTV Dukagjini ka folur për eksperiencën e tij 13-vjeçare në këtë skuadër, Vedat Muriqin dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Tare thotë se pandemia si çdo sferë të jetës edhe futbollin e ka prekur mjaft shumë.


“Goditja ka qenë si në aspektin organizativ ashtu edhe në atë psikologjik. Pothuajse çdo lojtarë i yni është prekur nga coronavirusi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Shqiptari i cili është vlerësuar mjaft shumë në suksesin e tij të Lazio dhe prurjet që ka sjellë aty, ka folur edhe për Vedat Muriqin.

Ai thotë se Muriqi te Lazio po kalon një periudhë tranzitore.

“Futbolli turk me atë italian dallon shumë si për nga shpejtësia, përgatitja taktike e të gjitha. Në këtë vit të parë për të në Serie A,  coronavirusi e ka vështirësuar pak integritetin e tij në skuadër. Mirëpo Muriqi gëzon respektin e stafit teknik dhe gjithë skuadrës. Kjo gjë është shpresëdhënëse për të ardhmen pasi ai është një futbollist që mund t’i japë shumë kampionatit italian dhe Kosovës”.

Tare thotë se për Lazion mbetet objektiv edhe këtë vit angazhimi në Champions League.

“Pjesëmarrja në Champions League ka shumë rëndësi edhe për aspektin financiar”, ka shtuar Tare.

Drejtori Sportiv i Lazios thotë se Kombëtarja e Shqipërisë ka futbollistë me më shumë eksperiencë se Kosova.

“Kosova ka një ekip ndoshta më me perspektiv, por po bënë disa gabime. Nga një rezultat shumë pozitiv kalon në një tjetër shumë negative dhe kjo nuk është e mirë për skuadrën”, ka thënë ndër të tjera Igli Tare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori