LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Do të jemi pjesë e koalicionit që do ta fitojë BDI-në

Taravari: Do të jemi pjesë e koalicionit që do ta fitojë BDI-në

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistë për ‘Fokus’ thotë se nuk e ka të qartë se kush do të fitojë zgjedhjet në bllokun maqedonas.

“Sa i përket bllokut shqiptar, shpresoj për çlirim nga BDI. Si mund të flasim për zhvillim dhe ndryshime për të mirë kur për 18 vite jetojmë në një sistem njëpartiak, në të cilin korrupsioni dhe revanshizmi kanë qenë ‘adutët’ kryesore”, thotë Taravari, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Taravari shton se po bisedojnë me Lëvizjen Besa dhe partinë Alternativa për koalicion parazgjedhor duke theksuar kështu se nevojat dhe disponimi i votuesve çojnë Aleancën për Shqiptarët të jetë pjesë e koalicionit që do ta fitojë BDI-në.

“Formimi i Qeverisë varet nga dy çështje, numrat dhe pajtueshmëria e programeve. Në mënyrë absolute s’do bashkëpunojmë me asnjë nga partitë më të mëdha maqedonase nëse nuk përmbushen këto kushte. Partneri ynë më i dëshiruar do të jetë ai që do të dëshmojë se e ardhmja e shtetit është shumë më e rëndësishme se lufta për të mbetur në pushtet”, thekson Taravari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori