Ekuipazhet e tankeve ukrainase në lindje kanë mirëpritur sot ardhjen e tankeve amerikane, Abrams në Kiev, të cilat do t'u ofrojnë atyre më shumë mbrojtje dhe fuqi zjarri në betejë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky konfirmoi më parë dorëzimin dhe theksoi rolin e tyre vendimtar në mbrojtjen kundër Rusisë, raporton skynews.


Gjenerali amerikan, Mark Milley vlerësoi tanket Abrams, duke thënë se ato "do të bëjnë një ndryshim" në luftën e vazhdueshme 19-mujore.

Me një motor të fuqishëm, armë kryesore 120 mm dhe armaturë speciale, tanku Abrams është veçanërisht vdekjeprurës kundër forcave të blinduara të rënda.

Ekuipazhet e tankeve ukrainase të trajnuar në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore thanë se pasi të vendoseshin, tanket Abrams do të ishin një hap i madh përpara për dallim prej tankeve të epokës sovjetike që po operojnë aktualisht.

"Tanku Abrams... ka mbrojtje kundër shpërthimit të municionit", tha shoferi i tankut Vitalii, 29 vjeç.

Megjithëse numri i saktë i tankeve të dorëzuara është i pazbuluar, oficerët ukrainas theksuan rëndësinë e më shumë mbështetjes ushtarake, duke përfshirë municione, artileri, aeroplanë luftarakë dhe fuqi punëtore, për të kundërshtuar në mënyrë efektive praninë e rëndësishme ruse. /Telegrafi/