LAJMI I FUNDIT:

Sulmet me dronë shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete të Rusisë

Sulmet me dronë shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete të Rusisë

Pesë vendbanime dhe një spital në rajonin jugperëndimor të Kurskut të Rusisë mbetën pa energji elektrike pas një sulmi me dron ukrainas, tha një zyrtar rajonal.

Në një postim në Telegram, guvernatori i Kurskut, Roman Starovoit tha se rajoni, i cili kufizohet me Ukrainën, ishte “sulmuar masivisht” nga dronët ukrainas.


Filmohet momenti kur rusët sulmojnë fabrikën e koksit në Avdiivka
Lexo po ashtu Filmohet momenti kur rusët sulmojnë fabrikën e koksit në Avdiivka

Një dron hodhi eksploziv në një nënstacion elektrik në lagjen Belovsky, me që rast transformatori mori flakë, tha ai.

“Një prej transformatorëve mori flakë. Pesë vendbanimeve dhe një spitali iu ndërprenë energjia elektrike”, tha ai.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të premten se mbrojtja ajrore e saj kishte shkatërruar dhjetë dronë ukrainas mbi Kursk dhe një mbi rajonin Kaluga në jugperëndim të Moskës.

Ministria nuk dha asnjë dëshmi rreth këtyre pohimeve ndërsa nuk deklaroi as nëse ka viktima apo dëme materiale pas sulmeve të ukrainasve, raporton cnn.

Ndryshe, Ukraina ka bërë të ditur se kundërsulmet ndaj pozicioneve të pushtuesve rus do të vazhdojnë deri në ditën e çlirimit prej Rusisë. /Telegrafi/