LAJMI I FUNDIT:

Tani mund të blini shtrat të veçantë për qentë e dashuruar pas sandaleve

Tani mund të blini shtrat të veçantë për qentë e dashuruar pas sandaleve

Qentë janë shokët më të mirë të njeriut, prandaj është krejtësisht në rregull nëse u bëjmë atyre dhurata me stil e komode herë pas here.

Sigurisht se qeni juaj mund të jetë më i interesuar t’jua vjedh ushqimin sesa të bëjë gjumë të mirë, por kjo nuk nënkupton se nuk mund të ketë shpërblime të llojllojshme për të.


Sidoqoftë, nëse jeni duke menduar se çfarë dhurate t’i bëni për ditëlindje qenit tuaj me të cilin keni lidhje të veçantë, atëherë mund ta konsideroni këtë shtrat gjigant në formë sandaleje, pasi që shumica e qenve janë të dashuruar pas tyre.

Pra, të bëhemi të sinqertë, të gjithë qenve u pëlqejnë sandalet, prandaj vetëm imagjinojeni qenin tuaj duke rënë në gjumë çdo ditë në diçka që i pëlqen. /Telegrafi/