LAJMI I FUNDIT:

Tani e dimë çfarë bën Victoria Beckham për të qenë gjithnjë në formë

Tani e dimë çfarë bën Victoria Beckham për të qenë gjithnjë në formë

Victoria Beckham është simbol i stilit, finesës, elegancës, elegancës dhe…elegancës. Por asgjë nuk vjen rastësisht.

Në fakt bashkëshortja e David Beckham konsultohet me një ndër nutricionistet më të mira, Amelia Freer dhe s’do të habiteshim aspak sikur kjo e fundit të bënte pjesë në thirrjet e emergjencës së Beckham.


Bëhet fjalë për gruan që ha salmon ÇDO DITË, për të patur një lëkurë të pastër. Në një intervistë të realizuar së fundmi për Daily Mail, Freer ka zbuluar dietën e saj ditore dhe nëse mund të mendoni se është e dhimbshme gaboheni, në fakt është shumë e shijshme!

30583d45adaada969a0108d424eac93e

Mëngjesi

Ajo përpiqet që të marrë dozën e duhur të perimeve në çdo vakt. Një mëngjes i saj konsiston në konsumimin e qepës së skuqur, domateve dhe spinaqit, shoqëruar me dy vezë të ziera ose të skuqura, pak avokado dhe tërshërë. Freer preferon të pijë dhe kafen në mëngjes, por pa sheqer.

Dreka

Për t’i kursyer kohë dhe mund vetes, Freer përpiqet të konsumojë ushqimet e mbetura: sallata e një dite më parë ose perime dhe sigurisht, proteina. Nëse kjo nuk mjafton, Amelia mund të shtojë një racion të vogël drithërash ose një fetë bukë.

“Pjesën më të madhe të kohës nuk e ndjej të nevojshme të shtoj karbohidrate mbi frutat dhe perimet që konsumoj, por nëse jam e uritur, e bëj. Përpiqem të dëgjoj trupin tim dhe t’i përgjigjem kërkesave të tij. Pas dreke mund të konsumoj një tjetër kafe të zezë ose çaj jeshil,”- u shpreh nutricionistja e Beckham.

d58dc6479bc1e2c445e2b23105af9b4f

Darka

Darka në shtëpinë e Freer dhe besojmë se dhe në atë të Victoria Beckham konsiston në supë, ‘curry’, një kombinim kompleks erëzash, që zakonisht përfshin speca pikant të thatë ose të freskët dhe gjellë të lehta me bazë perimesh, pasi sipas saj janë një mënyrë e mirë për të marrë të gjitha perimet e nevojshme.

Ushqimet mes vakteve

Ajo nuk është një fanse e madhe e ushqimeve mes vakteve. “Personalisht mendoj se këto ushqime mund të sjellin mbingopje dhe nivele gjaku të paqëndrueshme. ‘Ushqimet e shëndetshme’ që janë tani në treg kanë të njëjtën sasi sheqeri sa çokollatat dhe pijet me sheqer. Prandaj dhe unë përpiqem t’i mbaj klientët e mi larg tyre.”

Burimi: Harper’s Bazaar

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori