LAJMI I FUNDIT:

Talebanët ua ndalojnë grave të udhëtojnë pa shoqërimin e ndonjë mashkulli – anëtari të rrethit të ngushtë të familjes  

Talebanët ua ndalojnë grave të udhëtojnë pa shoqërimin e ndonjë mashkulli – anëtari të rrethit të ngushtë të familjes  

Talebanët kanë njoftuar sot se gratë që duan të udhëtojnë në destinacione më të larta, duhet të jenë të shoqëruar nga meshkujt të rrethit të ngushtë të familjes, e këto janë disa nga kufizimet e fundit pavarësisht që kishin deklaruar se do të kenë një politikë me liberale sa i përket kësaj çështje.

Mesazhi është bërë i ditur nga ministria për Promovim dhe Parandalim dhe po qarkullon nëpër rrjete sociale, ku bëhet u bëhet thirrje shoferëve që të mos pranojnë në mjetet e tyre motorike gratë që nuk kanë “mbulesë” në kokë, transmeton Telegrafi.


“Gratë që udhëtojnë mbi 72 kilometra nuk mund të shkojnë pa shoqërimin e anëtarëve të ngushtë të familjes”, tha për France Press zëdhënësi i ministrisë Sadek Aki Muhajir, duke shtuar se shoqëruesi duhet të jetë mashkull.

Kjo direktivë është dhënë disa javë pas kërkesës së ministrisë dërguar televizioneve afgane, që të mos transmetojnë më seriale apo emisione tjera ku shfaqen gratë – duke ua bërë të qartë prezantuese që të bartin shami gjatë paraqitjes televizive.

Me ardhjen në pushtet të talebanëve në gusht të këtij viti, janë aplikuar një sërë masash kufizuese kundër grave dhe vajzave, pavarësisht premtimeve të mëhershme që ky regjim do të jetë më pak rigoroz gjatë sundimit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori