LAJMI I FUNDIT:

Taksa 5 euro, PSD dorëzon kallëzim penal për zv.ministrin Hysen Durmishi

Taksa 5 euro, PSD dorëzon kallëzim penal për zv.ministrin Hysen Durmishi

Sot, Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dhe anëtari i kryesisë, Dren Kukaj, kanë dorëzuar kallëzim penal kundër zv.ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për keqpërdorim të pozitës zyrtare për nënshkrimin e marrëveshjes së dëmshme të tiketave ngjitëse me një kompani private.

Me këtë rast, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se në tenderin për tiketat ngjitëse të veturave ka pasur konsumim të veprës penale.


Sipas tij, qeveria e Kosovës po favorizon bizneset e mëdha duke zhvatur të mirat materiale të qytetarëve.

“Sapo kemi dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës dhe ka të bëjë me rastin e tenderit për tiketat ngjitëse të veturave. Ne konsiderojmë që një tiketë e tillë është e padrejtë, e panevojshme dhe është zhvatje ndaj të mirave materiale të qytetarëve të Republikës të Kosovës. Një zhvendosje e tillë paraqet simptoma të qarta të kësaj qeverie, e cika do të favorizojë bizneset e mëdha private, ose duke i krijuar të mëdha nga zero dhe po ashtu besojmë që këtu ka pasur konsumim të veprës penale”, tha ai.

Kurse anëtari i kryesisë, Dren Kukaj, tha se janë 2 çështje të cilat inkriminojnë Hysen Durmishin në cilësinë e zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Fillimisht është rrjedha procedurale që i ka paraprirë kësaj marrëveshjeje. Pra, vërehet një orvatje e pareshtur e këtij zëvendësministri që me çdo kusht ta mbajë gjallë një procedurë që tashmë ka qenë e ankuar përmes mekanizmave këshillëdhënës, të cilët nuk është që kanë ndonjë efekt juridik dhe një ditë para nënshkrimit, e kemi po ashtu një vendim të përçud, i cili është përpiluar në kundërshtim me Ligjin e Përgjithshëm të Procedurës Administrative dhe menjëherë ditën e nesërme është lidhur marrëveshja”, tha ai.

Ai tha se organet e rendit e kanë mundësinë e verifikimit të automjeteve nëse janë të regjistruara apo jo, por edhe sikur kjo do të duhej të ekzistonte, sipas tij, nuk do të duhej të kushtonte 5 euro.

“Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së shtetit që në kuadër të përgjegjësisë së saj që të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore dhe ta çojnë këtë deri në fund. Je jemi të bindur se kjo marrëveshje është e dëmshme”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori