Presidenti amerikan, Donald Trump ishte i gjithë buzëqeshje të martën pasi një guvernator i Luizianës e përshëndeti atë duke i treguar çorapet e tij në të cilat shfaqeshin flokët dhe fytyra e presidentit.

Pas kësaj, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, guvernatori Billy Nungesser, i ndau imazhet në mediat sociale të takimit të tij me presidentin.

Çorapët, të prodhuara nga Gumball Poodle, janë të disponueshme për të blerë në Amazon për 25 dollarë.

Siç raportojnë mediat, presidenti kaloi shumicën e ditës në Luiziana, duke folur me punëtorët në Terminalin e Eksportit të Cameron LNG në Hackberry në pasdite.

Ai ishte caktuar të merrte pjesë në një mbledhje fondesh në mbrëmje para se të kthehej në Uashington, D.C. /Telegrafi/