LAJMI I FUNDIT:

Takohen Blinken dhe Lavrov, Sekretari amerikan ia numëron tri pika ministrit të Jashtëm rus

Takohen Blinken dhe Lavrov, Sekretari amerikan ia numëron tri pika ministrit të Jashtëm rus

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar sot shkurtimisht me homologun rus Sergei Lavror, në margjinat e Samitit të G20-ës në New Delhi të Indisë.

Blinken dhe Lavrov megjithatë janë takuar edhe pse më herët ishte raportuar se dyshja nuk do të takohen fare, transmeton Telegrafi.


Ky është takimi i parë mes dy kryediplomatëve, që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainë një vit më parë.

Blinken ia ka bërë të qartë Lavrovit tri pikat, kështu të paktën pretendoi një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, raporton Neë York Times.

Pika e parë ishte që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër Rusisë “sa të jetë e nevojshme”, e dyta që Rusia duhet sërish t’i bashkohet programit për kontrollin e armëve bërthamore New Start nga i cili së fundmi u largua, dhe pika e tretë që Rusia duhet ta lirojë Paul Whelan, qytetarin amerikan që gjendet në burg.

Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm në G20, Blinken sërish ka bërë thirrje që Rusia të tërhiqet nga Ukraina, duke akuzuar Moskën se po rrezikon paqen ndërkombëtare dhe stabilitetin. /Telegrafi/