LAJMI I FUNDIT:

Takimi mes Al-Khelaifit dhe Mbappes do të mbahet të hënën, aty do të dihet definitivisht e ardhmja e lojtarit

Takimi mes Al-Khelaifit dhe Mbappes do të mbahet të hënën, aty do të dihet definitivisht e ardhmja e lojtarit

Në fillim të javës së ardhshme, Kylian Mbappe do të ketë një takim me presidentin Nasser Al-Khelaifi, ku do t’ia komunikojë atij vendimin e tij për të ardhmen.

Nëse lojtari largohet, qëndron apo rinovon kontratën, pronari i PSG-së duhet ta mësojë menjëherë në këtë takim.


Në varësi të vendimin të lojtari, klubi parisien do të bëjë lëvizjen e radhës. Nëse do të rinovojë kontratën, kuptohet do të ketë festë.

Nëse nuk pranon të rinovojë por qëndron në Paris në respektim të kontratës, atëherë klubi do të krijojë një strategji për ta bindur gjatë sezonit që të ndryshojë mendje.

Por nëse Mbappe është i vendosur për të mos vazhduar më në “Parc des Princes”, atëherë PSG do të detyrohet ta shesë për një shumë të majme, për të mos e humbur pas një vitit me parametër zero.

Në fakt, me mbërritjen e Messit në Paris, janë shtuar shanset që Mbappe të qëndrojë.

22-vjeçari ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimi me 6 herë fituesin e “Topit të Artë”.  “Mirë se vini në Paris, Leo!”, ka shkruar Kylian në profilin e tij.

Al-Kheliafi, një ditë më parë, kur u pyet nëse Mbappe do të qëndronte, deklaroi se me afrimin e Messit nuk kishte çfarë të bënte më shumë për ta bindur. /Telegrafi/