LAJMI I FUNDIT:

Takimi me Kurtin, Haradinaj kërkon përfshirjen e Amerikës në dialogun me Serbinë

Takimi me Kurtin, Haradinaj kërkon përfshirjen e Amerikës në dialogun me Serbinë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se ka kërkuar nga ai që dialogu të mos ketë befasi, ndërsa u shpreh se do të ishte me dobi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht presidenti Joe Biden të emërojë një emisar në dialogun Kosovë-Serbi.

Haradinaj tha se në këtë takim me Kurtin ka dëgjuar pikëpamjet e kryeministrit për dialogun dhe ka shprehur shqetësimet e tij, si lider i AAK-së për këtë proces.


Kryetari i Aleancës tha se propozimi i tyre, siç e kanë kërkuar edhe në letrën e 6 majit drejtuar Kurtit është që SHBA-të të përfshihen në dialog, raporton Telegrafi.

“Hetojmë një mungesë të prezencës së SHBA-ve në dialog… Mendoj se kjo është situatë jo e mirë për Kosovën, e prish balancën e interesave të Kosovës në dialogun me Serbinë. Do të ishte me dobi emërimi i një emisari për dialogun nga presidenti amerikan Joe Biden”, tha kreu i AAK-së.

Sipas tij, shqetësuese është edhe fakti se “ka konfuzion në agjenda”, pasi siç tha ai, disa zhvillime prezantohen si agjendë e Berlinit, siç është ajo e lëvizjes së lirë me Bosnjën.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Haradinaj tha se peshën kryesore e ka Mirosllav Lajçak, e që siç tha ai është nivel i ulët i përfaqësimit.

Kreu i AAK-së kërkoi po ashtu që dialogu të mos ketë befasi dhe të respektohet Kushtetuta e vendit.

Ai foli edhe për deklaratën e Kurtit në Bruksel se Ballkani Perëndimor duhet të lirohet nga kriminelët e luftës.

“Hetojmë një lloj ikje prej faktit se Kosova ka bo luftë çlirimtare. UÇK e ka sjellë lirinë e vendit, e ndihmuar nga NATO dhe nuk mund të barazohen vendet e rajonit”, tha Haradinaj.

Sipas tij, Serbia është ende e pa demilitarizuar, ndërsa Kosova e ka kryer këtë proces, duke u transformuar nga UÇK-ja, në TMK, pastaj në FSK.

“I vetmi vend në rajon është sipas meje ose siç është dasht Kurti të thotë se Serbia ka nevojë me u liru prej kriminelëve të luftës”, tha Haradinaj.

Ai më tej tha se Kosova i ka në Kuvend dy persona që janë viktima të luftës, si Vasfije Krasniqi dhe Saranda Bogujevci.

Ndryshe, edhe nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar për takimin Kurti-Haradinaj.

Në njoftim thuhet se Kurti e njoftoi Haradinaj për takimet që pati me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe për përgatitjet për procesin e dialogut të ardhshëm me Serbinë.

“Z. Haradinaj kërkoi përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog krahas Bashkimit Evropian. Ai theksoi gatishmërinë e tij dhe të AAK-së për bashkëpunim me Qeverinë për tema të interesit nacional.

Takimit të sotëm me z. Hardinaj i ka paraprirë ftesa që kryeministri Kurti ua ka dërguar tre liderëve të partive opozitare, me qëllim të informimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Më tej thuhet se Kurti, ka deklaruar vazhdimisht se për çështjet me interes nacional do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori