LAJMI I FUNDIT:

Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel pritet të mbahet të dielën  

Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel pritet të mbahet të dielën  

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të mbahet të dielën.

Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se takimi me shumë gjasë do të mbahet të dielën, megjithatë sipas tyre kjo pritet të konfirmohet.


“Me shumë gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel. Kur të konfirmohet, do të ju njoftojmë”, thanë nga Qeveria.

Ndryshe, të premten në mbrëmje kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pasur një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Ky i fundit në një postim në Twitter ka thënë se shtyrja e gjobave për targa, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialog janë rruga më e mirë për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri Kurti ka thënë se me Chollet kanë biseduar për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit.

“Një bisedë telefonike e sinqertë dhe e rëndësishme me nënsekretarin e Shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka njoftuar Kurti në Twitter.

Biseda e tyre telefonike është zhvilluar tri ditë para se të fillojë së zbatuari masa e gjobitjes për të gjithë shoferët që vozisin makina me targa ilegale të lëshuara nga Serbia brenda territorit të Kosovës.

Nga 1 nëntori Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave. Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Më 21 nëntor pritet të hyjë në fuqi faza e dytë – shqiptimi i gjobës prej 150 eurosh.

Ndryshe, Kurti pritet të takohet të dielën me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Bruksel. Çështja e targave pritet të jetë diskutimi kryesor, por parashihet të diskutohen edhe çështje të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori