LAJMI I FUNDIT:

Takimi me Kim Jong: Trump thotë se janë caktuar vendi dhe koha

Takimi me Kim Jong: Trump thotë se janë caktuar vendi dhe koha

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se janë caktuar data dhe vendi për takimin me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un.

Trump nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë takim, po ashtu zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë ofruar më shumë të dhëna, mirëpo kanë thënë se takimi do të mbahet në javët e ardhshme.

Njëri nga vendet që po konsiderohet si më i mundshmi për këtë takim, është zona e paarmatosur në mes të dy Koreve, ku edhe u mbajt takimi historik në mes të liderëve të dy Koreve.

Presidenti i SHBA-së do të përpiqet që ta bind Kim Jong për të hequr dorë nga përdorimi i armëve bërthamore.

Ky takim do ta bënte Trumpin presidentin e parë në detyrë në historinë e Amerikës që takohet me një lider të vendit komunsit.