LAJMI I FUNDIT:

Kosova mund ta propozojë në dialog çështjen e shqiptarëve në Serbi dhe deklarata për të pagjeturit – gjithçka nga vizita e Lajçakut në Kosovë

Kosova mund ta propozojë në dialog çështjen e shqiptarëve në Serbi dhe deklarata për të pagjeturit – gjithçka nga vizita e Lajçakut në Kosovë

Për të tretën ditë me radhë po qëndron në Kosovë emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Lajçak gjatë qëndrimit në Kosovë ka takuar kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e partive opozitare.


I dërguari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi në ditën e parë të vizitës pas takimit me Kurtin në një postim në Twitter ka shkruar se gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti e ka përgëzuar për arritjen e marrëveshjes për energji me Serbinë javën e kaluar në Bruksel.

“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka deklaruar ai.

I dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe kryeministri Albin Kurti

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi shkruar edhe për çështjen e personave të pagjetur, për të cilët tha se duhet urgjent të zgjidhet.

Ai ka folur edhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, duke thënë se çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut.

Lajçak: Çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut - Kosova mund ta propozojë nëse dëshiron
Lexo po ashtu Lajçak: Çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut - Kosova mund ta propozojë nëse dëshiron

Sipas tij, nëse Kosova dëshiron ta bëjë pjesë të dialogut, atëherë i takon Kosovës të propozojë këtë dhe pastaj të shihet nëse do të pajtohet edhe Serbia, sepse janë palët ato që vendosin se çka është pjesë e agjendës.

“Unë nuk e detyroj askënd sepse me të vërtetë besoj që ju dëshironi të normalizoni marrëdhëniet dhe roli im është që të ndihmoj në këtë proces”, tha Lajçak në emisionin “Kallxo Përnime”.

Lajçak: Çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut - Kosova mund ta propozojë nëse dëshiron
Lexo po ashtu Lajçak: Çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut - Kosova mund ta propozojë nëse dëshiron

Lidhur me takimin Kurti-Lajçak kanë njoftuar edhe nga Kryeministria.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Kryeministrisë, në takim është biseduar për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimin e këtij procesi.

Kurti ritheksoi se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, e cila në qendër ka njohjen reciproke.

E të martën me të dërguarin e BE-së janë takuar edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku dhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryetari i PDK-së, Albin Kurti

Gjatë këtij takimi Krasniqi me Lajçakun diskutoi për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i PDK-së ka bërë të ditur se në këtë takim ia ka përsëritur ndërmjetësit evropian qëndrimin e PDK-së për dialogun.

“Zotëri Lajçak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmerren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Krasniqi.

Edhe Abdixhiku i LDK-së në takim me Lajçakun ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, ia rikonfirmoi Përfaqësuesit Special të BE-së, Lajçak, qëndrimin e LDK-së, ku theksoi se procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje reciproke, normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin e rendin kushtetues të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

“Në fund të takimit, Abdixhiku, specifikisht kërkoi përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave e cila u adresua edhe në Rezolutën e EPP-së, që u votua në fillim të muajit në Rotterdam. Po ashtu, kryetari Abdixhiku, kërkoi përkushtimin e plotë të BE-së në proceset integruese të rajonit”, thuhet tutje në njoftim.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur këtë të martë në takim përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Në këtë takim Haradinaj ka thënë se ka ripërsëritur qëndrimet e AAK-së për dialogun.

“Në takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajçak, ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajçak sot në orët e paradites, pas vizitës treditore do të mbajë një konferencë për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori