LAJMI I FUNDIT:

Takimet e Christopher Hill me përfaqësuesit e Luginës, Mustafi zbërthen tri mesazhet e ambasadorit

Takimet e Christopher Hill me përfaqësuesit e Luginës, Mustafi zbërthen tri mesazhet e ambasadorit

Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, gjatë kësaj jave ka vizituar Luginën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësuesit politikë si dhe është njoftuar nga afër me sfidat e shqiptarëve në Serbi.

Gjatë takimeve dhe konferencave që ka mbajtur, Hill ka përçuar disa mesazhe të cilat i ka zbërthyer në një intervistë përmes video-lidhjes në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, Ragmi Mustafi – kryetar i organit të përkohshëm të Këshillit Kombëtar Shqiptar.


Në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ai ka thënë se ambasadori Hill të parin mesazh që e ka dhënë është ri-dinamizimi i kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës krahas Republikës së Serbisë.

Pasivizimi i adresave në Luginë, Hilli: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në Beograd
Lexo po ashtu Pasivizimi i adresave në Luginë, Hilli: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në Beograd

“Kjo ishte vizita e tij e parë që kur është akredituar si ambasador në Serbi, Ne kemi pritur që më herët ta bëjë këtë vizitë, megjithatë atë ai që në takimet përkatëse nxori një seri të mesazheve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që kanë të bëjnë me zhvillimet rajonale si dhe me zhvillimet në Luginën e Preshevës”, ka deklaruar Mustafi.

“E para që ai theksonte është ridinamizimi i kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës krahas Republikës së Serbisë, përkatësisht tri marrëveshjet si ajo e Konçulit, marrëveshja mbi riorganizimin e trupit koordinues e vitit 2009 si dhe plani shtatë-pikësh do të duhej tashmë të marrin jetë me mbështetjen amerikane në mënyrë që të akordohen masat urgjente për afirmimin e të drejtave fundamentale të shqiptarëve”.

Ai tutje ka thënë se ambasadori amerikan u ka kërkuar që mesazhet e tij t’i lexojnë sipas zhvillimeve që ndodhin në Evropë dhe në rajon.

“Në anën tjetër sigurisht është edhe një e vërtetë tjetër që shqiptarët e Luginës së Preshevës ende nuk janë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa theksoi edhe pjesën tjetër se mesazhet e tij duhet lexuar edhe sipas zhvillimeve që ndodhin në Evropë dhe rajon. Sigurisht kjo marrëveshje i përket vetëm Kosovës dhe Serbisë por do të sjell paqe dhe prosperitet edhe për rajonin”.

E në fund Mustafi është shprehur se Hill ka ritheksuar se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.

“Edhe një tjetër e tha që ishte shumë e rëndësishme që s’do të ketë shkëmbim të territoreve, e cila si temë ishte konsumuar shumë me administratën e Trumpit. Deklarata e tij ishte shumë e drejtpërdrejt”.

“Për ne është e rëndësishme të theksohet është se SHBA-ja mbetet partnere e shqiptarëve të Luginës mbetet në mbështetje për kërkesat e tyre legjitime karshi Serbisë dhe në proceset e integrimeve evropiane”.

Ragmi Mustafi gjatë intervistës në “Përballje”

Sipas Mustafit, duhet kuptuar që misioni i ambasadorit Hill në Serbi është i ndryshëm nga ai që ka qenë në fundin e viteve të 90-ta.

“Dhe kjo është që ta shkëpusë përfundimisht Serbinë nga ndikimi rus”, ka përfunduar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori