LAJMI I FUNDIT:

Takim shkencor për lobim në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi

Takim shkencor për lobim në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi

Instituti për hulumtime juridike sociologjike dhe politiko-juridike pranë Universitetit ‘Shën Kirili e Metodij’-Shkup sot e organizon takimin e katërt shkencor me temë ‘Grupet interesante dhe lobimi në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas programit, do të mbajnë fjalim prof.dr Mirjana Borota-Popovska dhe prof dr.Ganka Cvetanova nga IHSPJ, Biljana Peeva-Gjuriq, drejtoreshë e Drejtorisë së shoqatave sipas veprimtarive pranë OdëS ekonomike të Maqedonisë. Është parashikuar të mbajnë fjalim edhe kryetari i Konfederatës së biznesit të punëdhënësve Mile Boshkov, Drage Jovanoski nga Sindikata e Industrisë, Energjetikës dhe Minierës dhe së Maqedonisë dhe Jovan Bliznakovski, drejtor programues i Institutit për demokraci ‘Societas civilis’-Shkup. /Telegrafi/