LAJMI I FUNDIT:

Takim Ivanov – Tsipras në Turqi

Takim Ivanov – Tsipras në Turqi

Gjatë qëndrimit të tij në Samitin humanitar botëror në Turqi, kryetari Gjorge Ivanov, është takuar me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, me të cilin kanë biseduar për më shumë teka në aspekt të marrëdhënieve dypalëshe, sfidave nga kriza e migrantëve dhe gjendjet e tanishme politike dhe ekonomike të të dy vendeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton kabineti i kryetarit Ivanov, bashkëbiseduesit kanë përshëndetur tentimet që bëhen përmes zbatimit të masave të ndërtimit të besimit dhe u zotuan për kontakte më të shpeshta të niveleve më të larta.


Ivanovi dhe Tsipras u pajtuan se duhet punuar në përparimin e lidhjeve ekonomike të të dy vendeve, ndërkaq në lidhje me krizën e refugjatëve, të dy përfaqësuesit e vendeve u pajtuan se duhet të ketë vëmendje të shtuar në aspektin human dhe të sigurisë ndaj refugjatëve dhe krizës./Telegrafi/