LAJMI I FUNDIT:

Tajani: Evropa i druhet shtimit të shteteve të vogla

Tajani: Evropa i druhet shtimit të shteteve të vogla

Presidenti i Parlamentit Evropian, italiani Antonio Tajani u shpreh se Evropa duhet “t’i trembet” shtimit të shteteve të vogla në një moment ku Katalonja po lufton për pavarësinë e saj dhe rajonet italiane të Lombardisë dhe të Venetos votojnë sot për një autonomi më të zgjeruar.

“Evropa duhet natyrisht të ketë frikë për përhapjen e shteteve të vogla”, sqaron Antonio Tajani në një intervistë publikuar sot nga e përditshmja romane, “Il Messaggero”.


“Kjo është arsyeja pse askush në Evropë nuk synon të njohë Katalonjën si një shtet të pavarur”, theksoi ai.

“Edhe pse Theresa May (kryeministrja britanike), në vorbullën e Brexit, u shpreh se Britania e Madhe nuk do të njohë kurrë Katalonjën”, vijoi ai.

Sipas Tajani-t, Spanja është për nga historia e saj një shtet i bashkuar, me autonomi të shumta, me popullata të ndryshme, që flasin gjithashtu gjuhë të ndryshme, por që janë një shtet i bashkuar.

“Nuk jemi përballë faktit se duke ulur flamurin kombëtar forcojmë atë të Evropës”, siguroi ai.

Antonio Tajani, i cili i përket grupit PPE (e djathta), tregohet i kujdesshëm për të dalluar referendumin katalanas me atë të Lombardisë dhe të Venetos, dy rajone italiane që votojnë këtë të dielë për të kërkuar autonomi më të zgjeruar.

“Fillimisht këto dy referendume (në Lombardi dhe Veneto) janë të ligjshme, që nuk kemi të bëjmë aspak me rastin në Katalonjë”, saktësoi ai.

“Referendumi katalanas ishte për pavarësi, ndërsa ai i Lombardisë dhe Venetos për më shumë autonomi, prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm për të mos interpretuar referendumet e së dielës si fillimin e një sezoni indipendentist.

“Në Spanjë nuk kemi të bëjmë me autonomi, por për shpalljen e pavarësisë në kundërshtim me Shtetin e së Drejtës dhe kundër Kushtetutës spanjolle, që është frut i një referendumi të paligjshëm promovuar duke shkelur rregullat e autonomisë katalanase”, përfundon Antonio Tajani.

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori