LAJMI I FUNDIT:

Tahith Chong nënshkruan për Werder Bremenin

Tahith Chong nënshkruan për Werder Bremenin
(Foto: Twitter/Tahith Chong)

Talenti i Manchester Unitedit, Tahith Chong, i është bashkuar Werder Bremenit në formë huazimi njëvjeçar.

Lajmi është konfirmuar të dielën, disa orë pasi 20-vjeçari e kishte bërë stërvitjen e parë me skuadrën e re në Weserstadion.


Në sezonin 2019/2020, Chong i ka realizuar disa paraqitje me Djajtë e Kuq në garat e ndryshme, megjithatë ai nuk ishte pjesë e planeve të Ole Gunnar Solskjaer për sezonin e ri.

Agjenti i tij, Erkan Alkan, kishte njoftuar se lojtari dëshiron të luajë në Bundesliga dhe ka zgjedhur një klub ku do të ketë më shumë hapësirë.

Në ndërkohë, fokusi i Manchester Unitedit është në Ligën e Evropës, ku sonte (e diel) e zhvillon ndeshjen gjysmëfinale kundër Sevillas. /Telegrafi/