LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Të respektohen masat nga gastronomia, ndryshe do të detyrohemi të marrim masa drastike

Tahiri: Të respektohen masat nga gastronomia, ndryshe do të detyrohemi të marrim masa drastike

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka takuar sot përfaqësues të Odës Hoteliere Turistike të Kosovës, nga të cilët kërkoi që të respektohen me përpikëri masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin dhe përhapjen e coronavirusit, ndryshe do të detyrohen të marrin të tjera masa drastike.

Tahiri gjatë konferencës për medie, tha se fluksi më i madh i qytetarëve në subjekte hoteliere është në disa rrugë në Prishtinë e Prizren, për të cilat tha se duhet të kenë kujdes në respektim të masave, në mënyrë që të mos dëmtohet gastronomia.


“Unë i kam dy porosi për të gjitha subjektet hoteliere dhe turistike të Republikës së Kosovës, t’i respektojnë masat, mos të ndodh që për disa subjekte të detyrohemi të bëjmë një mbyllje e cila ka afekt në gjithë Kosovën. Realisht fluksi i madh është realisht në disa akse rrugë kryesisht në Prishtinë dhe Prizren, ose së paku kështu u njoftova”, tha Tahiri.

Ai tha po ashtu, se me miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje do të ndihmohen subjektet hoteliere.

“Të mos afektohet në përgjithësi ky rrjet i rëndësishëm që e ndihmon shumë ekonominë e Kosovës. Isha shumë i qartë se si Qeveri me miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje, do të trajtojmë subjektet e gastronomisë, subjektet e hotelerisë, por për me ju dal në ndihmë është me rëndësi që këto masa të zbatohen, në mënyrë që vendimet e ardhshme të mos jenë më drastike”, porositi Tahiri.

Zëvendëskryeministri ​Tahiri u përgjigjet gastronomëve: Të mësohemi të jetojmë me pandeminë
Lexo po ashtu Zëvendëskryeministri ​Tahiri u përgjigjet gastronomëve: Të mësohemi të jetojmë me pandeminë

Ndërsa kryetari i Odës Hoteliere Hysen Sogojeva, tha se vendimet e marra nga Qeveria do të zbatohen nga ta.

Ai apeloi që para se Qeveria e Kosovës të marrë të tjera masa, t’i ftojë për ata për të diskutuar.

“Ne u dakorduam se në momentin që Qeveria të merr masa, ato duhet të zbatohen. Ne kemi numër të madh të anëtarëve dhe para se me u marrë vendimi është mirë me na thirr e me fol, po bëj apel që të konsultohemi. Ne si Odë apelojmë te të gjithë ata që merren me këtë veprimtari, t’i zbatojnë këto masa. Nëse kemi ritje graduale, të mos çuditemi, që nesër e pasnesër të arrijmë te masat drastike”, tha Sogojeva. /Telegrafi/