LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Qeveria i shuan shpresat e zyrtarëve publikë për meritokraci e karrierë profesionale

Tahiri: Qeveria i shuan shpresat e zyrtarëve publikë për meritokraci e karrierë profesionale

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se amendamentet e propozuara në Komisionin për Administratë, sot u refuzuan nga Qeveria e Kosovës dhe kësisoj u shuan shpresat e zyrtarëve publikë për meritokraci dhe karrierë profesionale.

Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri ka treguar cilat ishin propozimet e tij në Komision.


“Katër amendamentet e propozuara nga unë në Komisionin për Administratë u refuzuan nga Qeveria, duke ua dhënë goditjen më të madhe zyrtarëve publikë në administratën shtetërore, njëherësh duke ua humbur shpresën për meritokraci dhe karrierë profesionale”, ka shkruar Tahiri.

“Nenet 44 dhe 46 për procedurat e emërimit të nëpunësve të ulët dhe të mesëm drejtues, propozoj të rishkruhen tërësisht dhe të kthehet rregullimi siç është tani në Ligjin për Zyrtarët Publikë. Pra, të kthehet sistemi i karrierës, lëvizjes brenda kategorisë dhe ngritjes në detyrë siç është tek neni 38 dhe 39 i ligjit aktual në fuqi”, ka shtuar ai.

Sipas tij, koeficienti te Ligji i Pagave duhet të jetë 129 euro.

“Tek rekrutimi i pozitave të nivelit të lartë drejtues, te neni 47, lista fituese të përbehet nga tre kandidatë që kanë fituar më së shumti vota nga pragu prej 70 për qind, por jo të gjithë kandidatët mbi 70 për qind. Përzgjedhja në parim të bëhet e kandidatit që ka fituar më së shumti vota, e nëse përzgjidhet kandidati i dytë ose i tretë, të kërkohet arsyetimi me shkrim, me qëllim të sigurimit të parimit të meritokracisë. Ndërsa, te Ligji i Pagave propozova që tek neni 9 i projektligjit të shtohet një paragraf i ri, 9.3 vlera e koeficientit të jetë 129 euro. Varësisht nga lëvizjet buxhetore për vitet e ardhshme vlera e koeficientit të rritet”, përfundon Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

Ekonomi
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

MEKA HALAL FOOD
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Kalo në kategori