LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Puna ime e parë ishte roje në OSBE, jam krenar që ndihmova familjen (Video)

Tahiri: Puna ime e parë ishte roje në OSBE, jam krenar që ndihmova familjen (Video)

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini vjen me një rrëfim ndryshe për jetën dhe karrierën e tij.

Tahiri ka treguar se bashkëshortja e tij, përpos që është një familjare dhe kujdeset për fëmijët e tij, ajo punon edhe në fondacionin gjerman “Friedrich Ebert”.


Gjatë luftës çlirimtare Tahiri ka bashkëpunuar me trupat e NATO-s, në rolin e përkthyesit, ndërsa pas luftës një kohë ka punuar në OSBE.

“Puna e parë e imja ishte si roje në OSBE. Jam krenar me atë punë sepse kam ndihmuar familjen. Nga aty kam kuptuar se kur ke ambicie mund të arrish shumë. Nga “niveli më i ulët” kam arritur në nivele shumë të larta”.

Tahiri ka thënë se deri në momentin kur është futur në Kryeministri, nuk ka qenë as anëtar i AAK-së madje as votues i saj.

“Si shumica e llapjanëve, edhe unë në atë kohë isha votues i Ibrahim Rugovës…Por z.Haradinaj as atë kohë as tash nuk e ka këtë problem. Atij vetëm i intereson të jesh punëtor dhe kaq”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për subjektin e tij të tanishëm politik, Tahiri ka thënë se AAK është një parti shtet formuese duke pasur parasysh kontributin në momente shumë të rëndësishme.

“AAK ka kontribuar në Kornizën Kushtetuese, por edhe ka bërë koalicion me LDK-në e Ibrahim Rugovës në atë kohë…”.

Zyrtari i AAK-së thotë më tej se AAK asnjëherë nuk e ka pasur problem as të qëndruarit në opozitë.

“Por nëse mbahen zgjedhjet, mendoj se AAK i ka të gjitha gjasat për të dalë partia e parë në vend”, tha Besnik Tahiri.

Ai thotë se momentet që Haradinaj ka qenë në Hagë kanë qenë shumë të vështira, dhe se ai edhe pse ka dhënë një kontribut të vogël ndjehet shumë krenar për ato ngjarje jetësore.

“Ka qenë e rëndë të shohësh Ramushin në ato rrethana në Hagë”, tregon ndër të tjera Besnik Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori