LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Nuk ka Asociacion nëse Serbia nuk i zbaton marrëveshjet

Tahiri: Nuk ka Asociacion nëse Serbia nuk i zbaton marrëveshjet

Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se nuk do të ketë avancim të krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, nëse nuk zbatohet marrëveshja për telekomin dhe për energjinë me Serbinë.

“Ne kemi një bllokadë nga ana e Serbisë apo një mosrespektim të marrëveshjeve për çështjen e kodit telefonik të Kosovës dhe për çështjen e pavarësisë së sistemit transmetues të energjisë”, ka thënë Tahiri në emisionin ‘Tonight Ilva Tare’ në Ora News.


“Serbia po i shmanget zbatimit, i ka bllokuar, pra edhe ne e kemi kushtëzuar me mosnisjen e asnjë veprimi zbatues për Asociacionin. Kemi thënë qëndrimin që pa e marrë Kosova kodin telefonik dhe pa e marrë pavarësinë për çështjen e energjisë në pjesën e trasmisionit, ne nuk lëvizim drejt, pra Asociacioni ka disa veprime, hartimin e statutit, duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën, por desha t’ju them se kjo është situata e deritashme”, është shprehur Tahiri, transmeton Express.

Ajo ka thënë se nëse vonohet kodi telefonik dhe pavarësimi i KOSTT-it, do të vonohet edhe çështja e Asociacionit.

Tahiri ka thënë se beson që Bashkimi Evropian e sheh që nuk do të kishte logjikë të vazhdohej dialogu Kosovë-Serbi, nëse nuk do të zbatoheshin çështjet e sipërpërmendura.

E pyetur nëse ka ndonjë mundësi që Kosova ta bllokojë rrugën e integrimit evropian të Serbisë, Tahiri ka thënë se “në fakt ne integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian e shohim si zhvillim pozitiv. Por ne nuk mendojmë se Serbia mund të integrohet në BE pa e njohur Kosovën dhe që BE duhet t’ia pamundësojë Serbisë bllokimin eventual të integrimit të Kosovës. Nëse do të ndodhnin gabime të tilla do të komplikohej situata në Ballkan, sepse ja ku e kemi Shqipërinë e cila së shpejti do të marrë datën e hapjes së bisedimeve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori