LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Ligji për Paga të dërgohet në Gjykatën Kushtetues (Video)

Tahiri: Ligji për Paga të dërgohet në Gjykatën Kushtetues (Video)

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri në një Intervistë për Telegrafin ka thënë se me Ligjin e Pagave nuk është bërë punë e mirë, pasi nuk ka pasur trajtim meritorë për të gjithë.

Sipas tij, ky ligj duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.


“Mendoj që nuk është bërë një punë e mirë, kemi pas një tendencë për zvogëlim të pagave për prokurorët dhe gjyqtarët. Kam kërkuar që të trajtohen barabartë me policinë”, tha ai.

Tahiri ka thënë se Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka pësuar rritje pagash por jo ashtu siç e kanë kërkuar.

“Por prapë se prapë, rritja nuk ka qenë siç e kemi kërkuar. Paga ka qenë 364 euro ndërsa tani shkon 448 euro. Zyrtarët korrektues nuk janë trajtuar dinjitetshëm me ligjin që kaloi në Kuvend. Po ashtu edhe mënyra se si ka filluar draftimi i këtij ligji ka qenë e gabuar”, tha ministri Abelard Tahiri.

Ligji i Pagave i miratuar në Kuvendin e Kosovës, sipas tij nuk e reflekton barazinë e pushteteve në mënyrën siç e kërkon Kushtetuta.

“Zvogëlim të pagave nuk do të ketë askund, por synimi im është që në Shërbimin Korrektues të Kosovë, është që të mos ketë pagë më të ulët se 600 euro”, tha ministri Tahiri.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë se do të ishte mirë që Ligjin për Paga ta dërgoi dikush në Gjykatën Kushtetuese. “Do të isha i lumtur nëse ky ligj kthehet mbrapa në rast se dikush e dërgon në Gjykatën Kushtetuese”,theksoi Tahiri.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës më 3 shkurt kishte miratuar Ligjin për Paga. /Telegrafi/