Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka mundësi legale ta ndalë kryeministrin Albin Kurti nëse tenton ta bëjë marrëveshje të dëmshme.
Gazetari Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini, në Debat Plus, ia kujtoi rezistencën e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje për Asociacionin, duke i thënë se ata kanë hedhur edhe gaz lotsjellës për të.
Tahiri u kundërpërgjigj duke thënë: “Ne edhe mund ta ngrehim zhag nga Kuvendi, po për ta ndalur prej këtij angazhimi nuk kemi mundësi, hapa legalë nuk kemi mundësi të bëjmë. Mund të jemi ende më të vrazhdë se ai”.
Tutje, ai tha se në rast se nënshkruhet marrëveshja, Kurti nuk do ta sjellë atë në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk besoj që Kurti do ta sjellë këtë marrëveshje në Kuvend, ashtu si nuk është votuar marrëveshja e Uashingtonit. Kurti po merr zotime dhe po merr veprime pa i sjellë në kuvend”, ka thënë ai.
Tahiri tha se PDK ka shprehur gatishmëri që të jetë pjesë e dialogut, por, sipas tij, LVV-ja nuk ka qenë e gatshme për një gjë të tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare