LAJMI I FUNDIT:

Tahiri kritikon qeverinë: Një fillim kaotik i vitit të ri shkollor

Tahiri kritikon qeverinë: Një fillim kaotik i vitit të ri shkollor

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për çështjen e mos sigurimit të librave shkollor, që sipas tij, kjo është demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve.

Po ashtu, ai tha se kjo Qeveri asgjë nuk është duke bërë siç duhet. Ai shtoi se Qeveria e Kosovës është e pakoordinuar nga brenda, e ç’akorduar me të tjerë, as nuk adminstron, as nuk menaxhon.


“Një fillim kaotik i vitit të ri shkollor. Demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve. Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera. E pakoordinuar nga brenda, e ç’akorduar me të tjerë, as nuk adminstron, as nuk menaxhon, as nuk qeverisë, krejt çfarë bën është një vendimmarrje, rezultatet e së cilës nuk është në gjendje t’i projektoj e as t’i njoh”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tutje ai tha se është dobësuar organizimi shtetëror, çdo hallkë institucionale ka ra si dhe njerëzit po presin në radhë për të ikur nga Kosova.

“Është dobësuar organizimi shtetëror, çdo hallkë institucionale ka ra, gjithçka është formë e shumë pak përmbajtje. Njerëzit në radhë për të ikur nga vendi, jo fort për vete, sepse as shpresë tashmë nuk kanë, por për t’i dhënë mundësi fëmijëve të tyre të ëndërrojnë e shpresojnë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori