LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Kosova, i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që kompenson viktimat e krimit

Tahiri: Kosova, i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që kompenson viktimat e krimit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, në shënim të Ditës Evropiane të Viktimave të Krimit.

Duke qenë i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka Ligj për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ministri Tahiri ka shprehur përkushtimin e tij për të ndihmuar qytetarët që janë viktima të krimit në realizimin e të drejtës ligjore për kompensim.


“Konsideroj se drejtësia nuk mund të arrihet nëse viktimat harrohen apo nuk trajtohen në mënyrë të drejtë; për këtë qëllim sistemi jonë i drejtësisë po transformohet çdo ditë duke vënë në qendër mbrojtjen e viktimës”, ka thënë Tahiri.

Ministri ka falënderuar anëtarët e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit për punën që e kanë bërë, duke  i siguruar se baza ligjore e këtij programi siguron qëndrueshmëri financiare dhe institucionale, duke marrë parasysh se fondi për kompensim të viktimave vjen nga të hyrat e taksave gjyqësore dhe prokuroriale, dhe për vitin 2018 janë ndarë 87 mijë euro që shfrytëzohen ekskluzivisht për kompensim të viktimave.

“Ne asnjëherë nuk mund ta kompensojmë vuajtjen e viktimave por duhet të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha masat për të minimizuar vuajtjet e tyre që kanë përjetuar gjatë dhe pas krimit”, ka thënë Tahiri.

Nesrin Lushta, si kryesuese, bëri të ditur se Komisioni është funksional nga prilli i vitit të kaluar, dhe se qëllim kryesor të punës së tyre kanë që viktimat të trajtohen pa diskriminim, me respekt dhe dinjitet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori