Kosova nuk duhet të pranojë kurrfarë kompromisi jashtë Pakos së Ahtisarit me Serbinë, në fazën e fundit të dialogut e cila pritet të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendeve.
Dy shtetet synohet që më së largu në vitin 2019 të përfundojë fazën e dialogut, e cila do të sillte normalizim të plotë mes dy vendeve, por që kjo fazë është paralajmëruar se do të jetë e vështirë dhe me kompromise të reja.
Por, ish-kryenegociatorja e bisedimeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri ka thënë për lajmi.net se Kosova përmes kompromiseve që ka bërë me Pakon e Ahtisarti, i ka dhënë të drejta komuniteti serb jashtë çdo standardi ndërkombëtarë.
“Kompromisi është bërë më planin e Vjenës. Nuk ka kompromis që sjell paqe, ai ka qenë në planin e Vjenës dhe tash duhet të japë rezultat me njohje reciproke mes dy vendeve”, ka thënë Tahiri.
Ish-udhëheqësja e dialogut teknik, po ashtu ka përmendur se për një pajtim mes Kosovës dhe Serbisë, shteti serb duhet paguar për dëmet që ka bërë ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës.
“Pikërisht mbi këtë të kaluar Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë, ka vrarë shqiptarë, ka torturuar e zhdukur, pra ka dëmtuar shtetin e Kosovës dhe popullin, dhe për të krijuar paqe, Serbia duhet të jetë e vetëdijshme për përgjegjësin e luftës agresore dhe gjenocidale, të jetë e vetëdijshme që për të bërë paqe duhet paguar dënimin për këto që ka bërë ndaj popullit shqiptarë”.
“Prandaj njohja reciproke mes dy shteteve, është ajo që sjellë një fqinjësi dhe paq të qëndrueshme për të cilat Serbia duhet të jetë e gatshme ta njoh Kosovën”, është shprehur ajo.
Kosova dhe Serbia po hyjnë në fazë të fundit të dialogut, për të cilën është folur që do të ketë kompromise të reja.
Një gjë të tillë nuk e ka përjashtuar as presidenti Hashim Thaçi, i cili pavarësisht kundërshtimeve nga paritë politike po vazhdon që ta udhëheq këtë proces.
“Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë obligative, besoj që kjo marrëveshje do të arrihet. Do të jetë e vështirë për Kosovën por nuk do të jetë e lehtë as për Serbinë. Pa ndërtimin e raporteve evropiane nuk kemi të ardhme evropiane. Besoj se në fund të këtij procesi për Kosovën të ketë ulëse në OKB. Të punojmë për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka ishte shprehur Thaçi në Forumin e Sigurisë ‘То be Secure’ (2BS) në Budvë.
Deri tash është raportuar se faktori ndërkombëtarë i ka paraqitur Serbisë një planë për Kosovën, ku nuk është përmendur një Asociacion i komunave serbe me kompetenca të zgjeruara, ndërsa Kosovës anëtarësimi në OKB.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City