Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka listuar pesë çështje të cilat sipas tij, duhet të adresohen me urgjencë gjatë këtij viti.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se nuk duhet lejuar që viti 2024 të jetë vazhdimësi e një qeverisjeje të dështuar.
“Viti që lamë pas mos të na i marrë me vete temat që kërkojnë trajtim urgjent. Në të kundërtën, kjo qeveri po mbetet institucioni ku mund të gjesh të gërshetuara të gjithë koleksionin e gënjeshtrave. Nuk duhet lejuar që viti 2024 të jetë vazhdimësi e një qeverisjeje të dështuar, me skandale të panumërta dhe pa vizion për zhvillim”, ka thënë Tahiri.
Ai ka përmendur arsimin, rritjen e pagave në administratën shtetërore, uljen e çmimit të energjisë elektrike, rritjen e pagës minimale në 450 euro dhe mbështetjen për sektorin privat.
Sipas tij, situata e rënduar në arsim që u reflektua me rezultatin e testit PISA, i cili ishte më i ulëti që Republika e Kosovës ndonjëherë e ka marrë, duhet të trajtohet me prioritet të lartë.
“Si grup parlamentar do të adresojmë tri çështje: Të ndalet synimi për të ngulfatur përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit; Përmirësimi i kushteve infrastrukturore të arsimit të lartë dhe, Rritja e mbështetjes për hulumtime shkencore për Universitetet publike. Rritja e Pagave në Administratën e Shtetit”.
Tahiri tutje ka thënë se për tri vite rresht, kjo Qeveri katër herë e ka pasur Ligjin e Pagave në agjendën legjislative. “Edhe atëherë kur e kanë miratuar këtë ligj, një numër të caktuar të kategorive ka zvogëluar pagën, te një numër i madh e ka rritur 10-20 euro. Grupi parlamentar i AAK-së do të iniciojë rritjen e pagave përmes koeficientit në Ligjin e Pagave dhe ngritjen vlerës së koeficienitit përmes Ligjit për Buxhet”.
“Të gjitha çmimet kanë shënuar rritje, përveç pagave. E, rritje e papërballueshme e çmimit për qytetarët u shtua edhe ajo e rrymës. Grupi Parlamentar i AAK-së do të nis iniciativë në Kuvendin e Kosovës për uljen e çmimit të energjisë elektrike”.
Shefi i deputetëve të AAK-së ka thënë se paga minimale duhet të rritet në 450 euro.
“Ligji për Pagën Minimale për momentin është në Gjykatën Kushtetuese. Si grup parlamentar presim që kërkesa jonë të miratohet dhe menjëherë të nis amandamentimi i ligjit të ri. Për dy vite mbi një miliard euro të cilat kanë qenë të dedikuara të investohen në projekte kapitale, nuk janë shpenzuar në Kosovë”.
“Si rezultat, kemi shkolla më pak, çerdhe më pak, rrugë më pak, investime më pak dhe punësim më pak. Si grup parlamentar do të insistojmë në interpelanca të rregullta pse s’po ndodhin shpenzimet. Nëse vazhdon bllokimi i investimeve kapitale, po kontribuojmë në ikjen e qytetarëve nga vendi. Tashmë, rruga u është hapur!”, ka përfunduar Tahiri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit