LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Gazetarët të mos pengohen gjatë punës së tyre

Tahiri: Gazetarët të mos pengohen gjatë punës së tyre

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se ka ende hapësirë për përmirësimin e gjendjes së lirisë së shprehjes në Kosovë.

Këto komente ai i bëri në tryezën e organizuar nga Demokraci Plus në bashkëpunim me gazetën online “Insajder”  me  temën “Liria e shprehjes në Kosovë: Sa janë të sigurt gazetarët?”.


“Gazetarët informojnë opinionin publik si dhe na mbajnë neve politikanëve përgjegjës për atë që themi dhe bëjmë. Liria e shprehjes kontribuon në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe keqpërdorimeve të tjera të pozitës publike. Liria e shprehje është e drejtë e pakontestueshme e definuar dhe e mbrojtur me Kushtetutën e Republikë së Kosovës. Andaj jemi të vetëdijshëm që ka ende hapësirë në përmirësimin e kësaj gjendje, por jam i sigurt që institucionet e Kosovës pavarësisht brishtësisë së tyre, jemi në rrugë të drejtë dhe të mirë për të siguruar edhe infrastrukturë ligjore edhe mbrojtje për lirinë e shprehjes”, ka thënë Tahiri.

Ministri i Drejtësisë po ashtu theksoi se do të jetë partner i gazetarëve, duke mos lejuar që liria e shprehjes të cenohet.

“Si ministër i drejtësisë do të jem një partner i juaji dhe bashkërisht do të punojmë në kuadër të kapaciteteve që ta plotësojmë infrastrukturën ligjore dhe të bëjmë fushata në opinionin publik, që në asnjë rrethanë liria e shprehjes të mos cenohet dhe puna e gazetarëve të mos pengohet. Keni përkrahës të fuqishëm institucionet dhe ju inkurajoj në punën tuaj”, tha ndër të tjera ministri Tahiri.

Ndërsa, prokurori përgjegjës për rastet e gazetarëve, Besim Kelmendi shprehu keqardhjen e tij për rastet që i kanë ndodh gazetarëve gjatë ushtrimit të punës së tyre.

Ai tha se aleat kryesor për hetuesin është gazetari hulumtues.

“Duke e pa një situatë jo të mirë të gazetarëve që nga paslufta deri më sot kemi pas takim me AGK-në, dhe me secilin gazetar që ka pas nevojë të takohet edhe me prokurorë të tjerë. Prej momentit kur jam caktuar koordinator kam kërkuar që të caktohen koordinatorët në secilën Prokurori Themelore dhe secili prokuror që është caktuar në pozitën e tij, kam kërkuar që të merret personalisht me secilin rast për dhunën ndaj gazetarëve. Kështu nuk është vepruar më herët”, u shpreh Kelmendi.

Ai po ashtu tregoi dhe shqetësimin e tij të gazetarëve të vrarë, të dhunuar e të kërcënuar që nga paslufta.

“Jam shqetësuar tej mase se në Kosovë që nga viti 1999 deri në fund të vitit 2016 ka pasur diku 120 raste ku ka pas gazetarë të vrarë, të dhunuar fizikisht, të kërcënuar përmes letrave anonimeve etj”.

Ndërkaq, menaxheri i programit D+, Isuf Zejna tha se problemi kryesor qëndron në lirinë e punës së gazetarëve.

Zejna tha se probleme kryesore të gazetarëve janë siguria fizike nga sulmet, kërcënimet ose hakmarrja, pozita e dobët financiare e medieve dhe varësi nga marketingu dhe pengesat e vazhdueshme në qasje të dokumenteve dhe informacionit.

Ndryshe, sipas statistikave të AGK-së në vitin 2017 ka rritje të numrit të sulmit ndaj gazetarëve, gjithsej 38 raste./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori