LAJMI I FUNDIT:

Tahiri dyshon te kërcënimet e Llallës: Do të isha njoftuar, po të ndodhnin

Tahiri dyshon te kërcënimet e Llallës: Do të isha njoftuar, po të ndodhnin

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka vënë në dyshim në një farë mënyre kërcënimin e kryeprokurorit Llalla.

I ftuar në “Top¬Story”, Tahiri u pyet për kërcënimet e Llallës dhe tha se po të kishte ndodhur një gjë e tillë duhet të ishte njoftuar.


Sokol Balla: Si e pritet lajmin që Prokurori i Përgjithshëm, familjarët e prokurorit janë kërcënuar deri në pikën që të largohen nga Shqipëria?

Saimir Tahiri: Unë nuk kam informacion për këtë. Unë e kam marrë vesh nga media. Kam komunikuar me Prokurorin e Përgjithshëm informacionin që kam dhe që besoj është ajo që kam dëgjuar prej tij.

Më shumë nuk mund të flas sepse nuk është një çështje për të cilën duhet të përgjigjem unë në vetë të parë.

Preferoj të besoj atë që kam komunikuar me Prokurorin dhe në këtë rast nëse do të kishte gjë tjetër, besoj do ta dija për shkak të funksionit.

Sokol Balla: Ka hetuar policia për këtë çështje?

Saimir Tahiri: Jo nuk ka hetuar.

Sokol Balla: Pra ju nuk jeni informuar paraprakisht nga kryeprokurori për problemin?

Saimir Tahiri: Jo. Unë e kam marrë vesh nga lajmet.

Sokol Balla: Ju duket normale që kryeprokurori të mos njoftojë ministrin e Brendshëm në një rast të tillë? Nuk ka besim tek ministri i Brendshëm?

Saimir Tahiri: Nëse do të ishte kërcënuar nuk do të më dukej normale.

Sokol Balla: Përse e lini në kushtore? Ju nuk besoni që ai mund të jetë kërcënuar?

Saimir Tahiri: Nuk jam unë për t’u pyetur për këtë çështje.

Sokol Balla: Pra ju nuk besoni që kryeprokurori është kërcënuar?

Saimir Tahiri: Unë thashë që nëse do të ishte kërcënuar nuk do të më dukej normale të mos e dija zyrtarisht. /albeu.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori