LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: 900 lëndë për krime lufte s’morën epilog

Tahiri: 900 lëndë për krime lufte s’morën epilog

Kryerësit e krimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë po synohet që të gjykohen në mungesë. Përmes ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale, ministria e Drejtësisë ka paraparë edhe dispozita për gjykimin dhe dënimin në mungesë.

I pari i Drejtësisë në vend, Abelard Tahiri, thotë se kanë diskutuar me ekspertët ndërkombëtar nëse ky propozim është në pajtim me konventat ndërkombëtare apo është shkelje e të drejtave të njeriut.

Sipas tij, ky propozim nuk bie ndesh me konventat ndërkombëtare dhe sa i përket të drejtave të njeriut.

“Është diskutuar shumë edhe me ekspertë ndërkombëtarë që kemi pas të involvuar në ridraftimin e Kodit të Procedurës Penale dhe është diskutuar mjaft nëse është në pajtim me konventat ndërkombëtare apo është shkelje e të drejtave të njeriut”.

“Unë mendoj që kemi bërë një propozim të drejtë i cili nuk bie në ndesh me konventat ndërkombëtare dhe sa i përket të drejtave të njeriut dhe mendoj që ka qenë një nevojë e kohës që një propozim të tillë ta dërgojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Ai ka treguar se deri më tash rreth 900 lëndë për krime lufte të cilat s’kanë mund me pas epilog pikërisht për shkak të mungesës së të akuzuarve.

“Është një propozim shumë me vend, në kohën e duhur që këta njerëz që kanë kryer krime qoftë edhe në mungesë të marrin dënimet e merituara. Deri tash mund të them se janë rreth 900 lëndë për krime lufte të cilat s’kanë mund me pas epilog pikërisht për shkak të mungesës së të akuzuarve”.

Tahiri e pranon se institucionet nuk kanë arritur që të kryejnë punë ë tyre se i përket gjykimit të këtyre krimeve, por që nuk lë pa fajësuar edhe Serbinë që nuk ka bashkëpunuar në këtë drejtim.

“Republika e Kosovës nuk ka arritur deri më tash, kemi arritur shumë pak të bëjmë në dënimin e kriminelëve të luftës dhe bashkëpunimi i shtetit serb ka qenë, pothuajse s’ka ekzistuar fare, s’kanë pas vullnet me bashkëpunua me Republikën e Kosovës në sjelljen para drejtësisë të atyre kriminelëve që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë në vitet 98-99”.

Edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari i tha Ekonomia Online, se Këshilli i Evropës ka një konventë që i referohet kësaj çështje që vazhdon të jetë në fuqi.

“Shumë organizma ndërkombëtar kanë mekanizma të tillë, vet Këshilli i Evropës ka një konventë që i referohet kësaj çështje që vazhdon të jetë në fuqi, prandaj si e tillë është në pajtueshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut”.

Por sipas tij, krejt varet sa se do të funksionojë dhe do të zbatohet kjo iniciativë, por thotë se këto procese edhe më herët ka pasur mundësi që të gjykohen.

“Në anën tjetër, a bën me qenë një mekanizëm efektiv apo jo, është çështje krejtësisht tjetër që ka të bëjë jo vetëm me rrethanat në Kosovë por edhe më gjerë, eventualisht në Serbi dhe kudo që këta persona mund të ndodhen, varet nga bashkëpunimi ndërkombëtar.  Ka pas mundësi edhe më herët dhe s’ka pas asnjë pengesë edhe më herët që këto procese të organizohen dhe të gjykohen”.

“Në aspektin ndërkombëtar nuk mendoj që ka asnjë pikë dyshimi sa i përket këtij mekanizmi, ndërsa nga ana tjetër sa aplikohen dhe a jemi entuziastë për të zbatuar këtë standard është çështje tjetër që në radhë të parë duhet përgjigjen njerëz kompetentë që i përkasin sistemi tonë, duke filluar nga prokurorët”.

Ndryshimi i Kodit nuk është votuar në Kuvend në mungesë të kuorumit.

Kosova në vitin 2015 ka formuar Gjykatë Speciale për krime lufte me seli në Hagë të Holandës, me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë, e cila funksionon në bazë të ligjeve të Kosovës.

Kurse institucionet vendëse ndërmorën disa nisma që si qëllim kishin adresimin e çështjeve që ndërlidhen me gjykimet për krime lufte.

Së fundi erdhi propozimi i kreut të Kuvendit, Kadri Veseli për formimin e një Tribunali për krimet serbe në Kosovë.

Të enjten ka votuar për gjenocidin, krimet e kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori