Real Madridi thuhet se është favorit para Arsenalit për të nënshkruar me mbrojtësin argjentinas të Ajaxit, Nicolas Tagliafico.

Mbrojtësi i majtë i Ajaxit po tregon paraqitje të mira me klubin holandez, por edhe me kombëtaren e Argjentinës.


Kështu, Tagliafico është shfaqur si një objektiv transferimi për dy ekipet e mëdha, Real Madridin dhe Arsenalin.

Sipas mediumit ESPN, reprezentuesi argjentinas ka më shumë gjasa të shkojë në Spanjë këtë verë.

Tagliafico Bale Tagliafico gjatë një dueli me Gareth Bale (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Topçinjtë janë në kërkim për zëvendësimin e Nacho Monrealit dhe kanë identifikuar Tagliafico si objektiv ideal, ndërsa Reali ka një çështje të ngjashme me veteranin e mbrojtjes Marcelos.

Përfaqësuesit e Tagliaficos besojnë se ai do të ishte më i përshtatshëm për La Liga sesa për Ligën Premier.

Gjatë verës pritet të ketë një luftë ofertash për lojtarin, por favorit për nënshkrimin e tij janë Mbretërit. /Telegrafi/

telegrafi sport app