Ta kujtojmë paraqitjen e jashtëzakonshme të Ronaldos ndaj Manchester Unitedit, ‘Fenomeni’ u duartrokit nga tifozët kundërshtar

Ronaldo është një legjendë për shumë arsye, por një paraqitje që përmbledh madhështinë e tij më të mirë është ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit që i fitoi atij një duartrokitje nga tifozët kundërshtar.
“Fenomeni” momentet më ikonike mund t’i ketë pasur me fanellën e Brazilit, por me siguri një nga shfaqjet më të mira në karrierën e tij erdhi për Real Madridin.
Reali u përball me Unitedin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve më 2002/03 në Old Trafford dhe Ronaldo ishte i pabesueshëm në atë takim.
Legjenda braziliane shënoi het-trik duke i eliminuar Djajtë e Kuq nga gara, por kjo nuk i ndaloi tifozët kundërshtar të ngritën në këmbë për ta duartrokitur atë.
Mbretërit e vendosën veten në një pozitë të fortë në ndeshjen e parë kundër skuadrës së Sir Alex Ferguson me një fitore 3-1 në Bernabeu.
Goli i Ruud van Nistelrooy në Madrid i kishte dhënë një shans Djajve të Kuq në ndeshjen e dytë, por Ronaldos iu deshën vetëm 12 minuta për t'i dhënë fund shpresave të tyre.
Van Nistelrooy shënoi pak para përfundimit të pjesës së parë për t’i dhënë një shans vendasve, por shpejt pas pushimit ishte përsëri Ronaldo që shënoi në minutat 50-të dhe 59-të për t’i dhënë fund dilemës së kualifikuesit.
Më poshtë mund ta shikoni paraqitjen ikonike të ‘Fenomenit’ ndaj Unitedit.
/Telegrafi/







































