Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Shkurta dhe Labinoti patën një përplasje të fortë mbi përdorimin e fotografive dhe shkrimet që Labinoti kishte bërë për të.

Shkurta kërkoi menjëherë shpjegim: “Pse i ke bërë gjithë ato shkrime drejt meje, tri fotografi i ke postuar?”


Labinoti, me një ton më të qetë, iu përgjigj: “Pse po bërtet? Kjo nuk është edukatë. Mos më thuaj ke rrejtë, ke mundësi pak educate?”

BBVK/YouTube

Shkurta nuk u ndal: “Mos ma kallëzo edukatën, përgjigju në temë”.

Debati vazhdoi me shkëmbim të drejtpërdrejtë mes tyre:

Labinoti: “Pse po bërtet?”
Shkurta: “Po s’të marr more une ty leje, a të bërtas, ajo”.
Labinoti: “Fol kadale”.
Shkurta: “Kyqu në temë”.
Labinoti: “Natën e parë nuk kam dëshirë të të fyej, më pas të qes prej lojës”.
Shkurta: “Me zarf të zi?”
Labinoti: “A do të dalim kokë më kokë?”
Shkurta: “S’merrna me ty o ti pishpirik, ulu këtu”.
Labinoti: “Kultura e kësaj…”
Shkurta: “Ta ha kulturën. Ti ke mbetur te më tregosh kulturën”.

Në vijim, Shkurta kërkoi që Labinoti të shpjegonte pse kishte përdorur fotografitë e saj dhe sqaroi se nuk kishte faj që publiku e kishte kërkuar të dale në television.

Ky moment i tensionuar ka rikthyer vëmendjen e publikut mbi debatet dhe dinamikat brenda shtëpisë, duke u bërë një nga momentet më të komentuar të ditës. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com