LAJMI I FUNDIT:

Ta aktrosh Faruk Begollin (Video)

Ta aktrosh Faruk Begollin (Video)

Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, sot organizon Mbrëmjen për Faruk Begollin. Pikërisht në skenën e këtij teatri, ku ka punuar profesori Begolli, aktori Gojart Kqiku luan një rol të vështirë.

Kqiku nga kolegët e tij njihet si një nga imitatorët më të mirë të profesorit të ndjerë. Teksti në këtë xhirim është marrë nga monografia “Faruk Begolli”.

Se Begolli ka lënë gjurmë edhe tek studentët të cilëve nuk iu ka dhënë mësim, dëshmi për këtë është ky aktor, i cili në përvjetorin e shtatë të vdekjes së aktorit tonë të madh, mendoi ta sfidonte veten me këtë rol të vështirë.


Për më shumë, ju ftojmë ta shikoni videon dhe ta vlerësoni vetë aktrimin e Kqikut. /Telegrafi/