LAJMI I FUNDIT:

Me sytë nga vendlindja, në Kukës të pashpresë – në Londër sipërmarrës

Me sytë nga vendlindja, në Kukës të pashpresë – në Londër sipërmarrës

Shokët e fëmijërisë dhe të shkollës që nuk i shoh më prej vitesh në rrugët e Kukësit i hasa thuajse të gjithë në rrugët e Londrës. Kjo është fjalia që i vjen spontanisht kujtdo që shkon nga Kukësi dhe viziton Londrën. Ky në fakt është realiteti i hidhur që ka prodhuar emigracioni i madh i të rinjve kuksianë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Shumica e tyre janë integruar plotësisht në shoqërinë britanike, duke kontribuuar edhe me taksa tek autoritete britanike. Disa prej tyre njohuritë dhe profesionet që kishin në Kukës i vunë në zbatim në Londër. Të tjerë mësuan një zanat dhe sot ja dalin jo vetëm të mbajnë familjet, por të punësojnë edhe persona të tjerë në sipërmarrjet e tyre.


“Jam nga Kukësi, jam shkolluar në  Tiranë, kam mbaruar inxhinierinë e ndërtimit në Tiranë. Prej 3 vitesh kam ardhur në Angli. Punoj si inxhinier ndërtimi në një kompani lider në Britani. Miqtë e shokët që jam rrit në Kukës i gjeta këtu”, tha një emigrant.

“Kam një kompani time nuk është se jam shumë i suksesshëm, por jam i suksesshëm në rrugën time. Ndjehem krenar që paguaj taksat dhe kam kompaninë time” u shpreh emigranti kuksian.

“Gjeta vështirësitë e para të jetës se nuk kisha zanat punova berber, mësova zanatin dhe sot prej 4 vjetësh kam dyqanin tim në zonën e Six me një skuadër prej 4 vetash”, tha emigranti kuksian.

“Kam ardhur në 24 maj 1998 në Londër dhe kur erdha këtu erdha për një jetë më të mirë”, vijoi një tjetër emigrant shqiptar.

Shumica kanë krijuar familjet e tyre dhe kanë obligimin që fëmijëve tu ,mësojnë shkrimin dhe këndimin e  gjuhës shqipe.

“Preferoj të flas shqip dhe fëmijët e mi unë ju flas shqip dhe të 3 fëmijët e flasin shqipen”, theksoi një tjetër.

Por pavarësisht se kanë arritur një stabilitet dhe garanci ekonomike, të gjithë pa përjashtim mendjen e kanë të vendlindja dhe presin nga muaji ne muaj dhe viti në vit nëse po ndryshon diçka sado e vogël që t’u krijojë mundësinë atyre të rikthehen.

“Kam dy çuna që më kanë lindur në Angli, por kur kam ardhur nuk e mendova që do bëhesha familjar dhe do të shtoja popullsinë e Anglisë, por dua të shtoj popullsinë e Shqipërisë. Shkoj shpesh në Shqipëri, por nuk e gjej asnjëherë atë që mendoj por shpresoj. Kurbetin ta lavdrofshin e në të mos qofshin kanë thënë të moçmit tanë”, u shpreh një tjetër emigrant.

Me shpresën se koha e pritjes për t’u rikthyer të jetë sa më e shkurtër, emigrantët urojnë për një Kukës më të mirë./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori