LAJMI I FUNDIT:

Synohet që të pagjeturit të zbulohen me një udhëzues

Synohet që të pagjeturit të zbulohen me një udhëzues

Një udhëzues që do t’i identifikojë personat e pagjetur është publikuar sot. Udhëzuezi i hartuar me asistencë edhe të Bashkimit Evropian tenton të bëjë identifikimin e tyre kur në Kosovë ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 660 personave.

Udhëzuezi i hartuar me asistencë edhe të Bashkimit Evropian tenton të bëjë identifikimin e tyre kur në Kosovë ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 660 personave.


Tomas Gnocchi, nga BE-ja tha se duhet një bashkëpunim i përbashkët mes familjeve, institucioneve qeveritare dhe shoqërisë civile në mënyrë që të arrihen rezultatet për të gjetur personat e zhdukur gjatë luftës.

“Çështja e të zhdukurve është përherë një çështje e vështirë për t’u diskutuar. Kjo është veçanërisht e vërtetë për disa nga të pranishmit sot këtu sic është Asociacioni i familjeve të të zhdukurve, përfaqësuesit e grupeve punuese nëpër Ministri dhe komisionet qe merren me këtë çështje në baza ditore. Mund të themi që nuk është bërë mjaftueshëm, kjo është e qartë. Por ne po punojmë shumë për të arritur rezultate. Puna e përbashkët është çelësi për të zgjidhur çështjen e të zhdukurve”, tha Gnocchi.

Sokol Havolli nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, tha se me anë të këtij udhëzuesi do të lehtësohet qasja për këtë çështje.

Sipas tij infrastruktura ligjore është e mirë por duhet angazhim edhe presion për institucionet ndërkombëtare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë e angazhuar edhe përmes komisionit edhe përmes institucioneve tjera relevante. Ka qenë e angazhuar vazhdimisht që sa më parë të zbardhet fati i personave të zhdukur dhe vazhdimisht ka qenë e përfshirë edhe në procesin e hulumtimit lidhur me hulumtimin për dyshimin në varreza masive. Tani është në gjendje të bëj çdo gjë që është e mundur me qëllim të identifikimin të vendndodhjes së 1,660 personave që tanimë janë të zhdukur. Këtë e ka cekur edhe kryeministri edhe në javët e kaluara se kjo vazhdon të jetë njëra ndër plagët më të mëdha që ka Kosova e pasluftës”, tha Havolli.

Mathew Holiday, nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, tha se ky udhëzues përmban informacione të cilat ndihmojnë se si duhet të raportuar për një të pagjetur.

“ICMP me mbështetjen financiare të zyrës së BE-së në Kosovë ka përgatitur dhe publikuar Udhëzuesin për familjet e të pagjeturve dhe të drejtat e tyre. Ky udhëzues përmban informacione në institucionet përgjegjëse për adresimin e çështjes së personave të pagjetur dhe rolin e këtyre institucioneve. Përmban legjislacionin dhe veprimtarinë, duke përfshirë të drejtat e familjarëve të personave të zhdukur, të drejta të cilat mbrohen nga ligjet e Kosovës. Udhëzuesi ofron informacione se çka është një person i pagjetur, definicionin dhe si është arritur tek ky definicion. Përmban informacione që ndihmojnë sesi një i pagjetur duhet raportuar dhe në procesin e lokalizimit mbetjeve mortore. Në përdorimin e ADN-së, në identifikimin e personave. Ofron informata për shoqërinë civile dhe gjithashtu në përdorimin e ICMP-ve. Pra ky është një mjet i rëndësishëm që familjarët mund ta përdorin për t’u informuar në lidhje me rastet e tyre individuale për të parë progresin që është bërë”, tha Holiday.

Hartimin e këtij udhëzuesi, përfaqësuesi nga Shoqata “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, e cilësoi si shumë të vonuar. Sipas tij ndërkombëtarët janë vonuar me hartimin e këtij udhëzuesi dhe kështu i kanë mbetur shumë borxh familjarëve të cilët kanë anëtarë të pagjetur qe 17 vjet.

‘’Ndoshta është shumë vonë ky udhëzues, duhet të them se rreth 20 përqind prej prindërve kanë vdekur, prej që është përmendur të bëhet një udhëzues…Ndërkombëtarët po më duket se na kanë mbet shumë borxh për zbardhjen e fatit të pagjeturve. Nuk mundet një doracak me u vonuar aq shumë… I lus ndërkombëtaret ta heqin fjalën ‘konflikt’.. në këtë territor ka pasur luftë edhe ka pasur gjenocid dhe ka pasur tmerr të cilët njerëzit të cilët kanë qenë gjallë dhe e kanë përcjellur…Bashkësia ndërkombëtare i ka të gjitha dosjet ku po gjinden nëse nuk i ka i lyp… nëse e kishin marrë serioz këtë çështje ish zgjedh për këto 17 vite..Edhe diçka nuk më pëlqen, ligji i cili është apliku, është pru vendim në parlament nuk zbatohet në Kosovë”, tha Qerkini.

Ndërsa përfaqësuesi i Shoqatës të të rrëmbyerve dhe të zhdukurve serbë Milorad Trifunoviq tha se ky udhëzues do të ketë një domethënie, vetëm atëherë kur në Bruksel do të diskutohet për çështjen e të pagjeturve.

‘’Ky është një udhëzim për familjet , duhet të përfitojmë besimin e familjeve e për të përfituar këtë duhet të ju themi të vërtetën që keni të drejtë për atë apo për këtë. Ju lus që të na ndihmoni që në Bruksel të vendoset tema e zgjidhjes së fatit të personave të pagjetur që të mos bisedohet për shumë e shumë gjëra …kur kanë filluar bisedimet në Bruksel na është thënë neve familjarëve që tema e parë do të jetë çështja e personave të pagjetur . Ne familjarët jemi për tu pajtuar ne jemi viktima të dikujt, e dimë që ekzistojnë krime që janë kryer nga të dy anët , meqë kemi përjetuar, ne më së miri e dimë këtë dhe e ndjejmë këtë”, tha Trifunoviq.

Udhëzuesi për Familjet e të Zhdukurve në Kosovë 30 minuta pas përfundimit të këtij organizimi, është publikuar në ueb faqen e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori