LAJMI I FUNDIT:

Me symbyllur prenë pataten në feta të holla mbi balon, dhe i fut në vrimën e gjilpërës (Video)

Me symbyllur prenë pataten në feta të holla mbi balon, dhe i fut në vrimën e gjilpërës (Video)

Një kuzhinier kinez ka demonstruar aftësitë e tij gjatë transmetimit live në kuzhinë, duke prerë në feta të holla pataten e vënë mbi balonin e fryrë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai këtë e bëri me symbyllur me një thikë të mprehtë në dorë, transmeton Telegrafi.

Kuzhinieri Lin Chaodai, 50-vjeç, ishte pjesë e spektaklit “Is it True” që është transmetuar live në televizionin CCTV, duke ua dëshmuar të gjithëve se gjërat që mund t’i bëjë ai pak kush mund t’i bëjë.

Për ta ngritur në një nivel tjetër atmosferën në studiot e televizionit, ai fetat e holla të patates i futi në vrimën e gjilpërës që deri më sot askush nuk ka arritur t’i pres aq hollë.

Ai madje përgatiti peshkun më sy mbyllur të cilin e pastroi me thikë e symbyllur, ndërsa lëvizjet e tij ishin aq precize sa që krijonte përshtypjen që ai nuk i kishte sytë e mbyllur. /Telegrafi/