LAJMI I FUNDIT:

Sylejman Selimi: Albin Kurti ishte pjesë e UÇK-së

Sylejman Selimi: Albin Kurti ishte pjesë e UÇK-së

Gjenerali i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi ka thënë se Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK-së dhe se disa herë është takuar me të.

Selimi për ATV ka thënë se nuk i pëlqen debati i cili po ndodh rreth figurave të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë.


“Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe ne jemi takuar disa herë gjatë luftës me të”, tha ai.

Përplasje mes Gashit, Tahirit e Kurtit në Kuvend rreth reciprocitetit për targa dhe arkivave të UÇK-së
Lexo po ashtu Përplasje mes Gashit, Tahirit e Kurtit në Kuvend rreth reciprocitetit për targa dhe arkivave të UÇK-së

“Nuk po më pëlqen debati i cili është duke ndodh disa herë me figura të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka qenë hera e parë dhe nuk është hera e parë që folet për individ të caktuar, në këtë rast për Albin Kurtin, tash kryeministër i Republikës së Kosovës.

Gjatë luftës në vitin 1998 unë kam qenë komandant i Zonës operative – Drenicës dhe jemi takuar disa herë me disa ish bashkëluftëtarë të mi, në kuadër kur jemi taku me Adem Demaçin, ka qenë edhe ai pjesë e tij dhe gjithashtu ne kemi bisedu tema të rëndësishme bashkë me Adem Demaçin, por edhe me Albin Kurtin”, u shpreh Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori