LAJMI I FUNDIT:

Syla shpërndanë videon e maunës me fotografinë e Putinit, i drejtohet Kurtit: E solle Serbinë në Kosovë

Syla shpërndanë videon e maunës me fotografinë e Putinit, i drejtohet Kurtit: E solle Serbinë në Kosovë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke i thënë se e ka sjell Serbinë brenda në Kosovë.

Syla ka shpërndarë një video në Facebook, të maunës në të cilën shihet fotografia e presidentit rus, Vladimir Putin, e cila është parë duke qarkulluar në qytetin e Pejës.


“Ju erdhët në pushtet duke e fajësuar çdo politikanë të Kosovës që është ulur në tavolinën e diskutimit me Serbinë. Por, çfarë bërë ti sot, e solle atë në Kosovë. E këtë e bërë duke i’u referuar Kushtetutës së Serbisë që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Këtë dëm që po ja bënë Kosovës kurrë nuk do ta falë historia”, shkruan ndër të tjera Syla.

Shoqërohen në polici vozitësit serbë që kishin vendosur fotografitë e Putinit e Karaxhiqit në maune
Lexo po ashtu Shoqërohen në polici vozitësit serbë që kishin vendosur fotografitë e Putinit e Karaxhiqit në maune

Deputeti i AAK-së, në fund iu drejtua Kurtit duke i thënë se duhet të vazhdojë të punojë sepse nuk i ka mbetur edhe shumë kohë.

“Nuk të ka mbetur edhe shumë, atëherë ulu e puno për çdo qytetarët të Kosovës, sepse nuk mund ta njollosesh historinë e pastër të Kosovës”, shkruan Syla.

Ndërsa, në lidhje me kamionët që janë parë të lëvizin në Pejë, ku kishin të vendosur dy fotografi atë të presidentit rus, Vladimit Putin dhe shkrimtarit serb, Vuk Karaxhiq janë shoqëruar në polici dy vozitësit dhe po intervistohen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori