Aktorja e njohur e Hollywood-it, Sydney Sweeney, është shfaqur në një set të ri fotografik për koleksionin “Comfy” nga marka e saj e të brendshmeve, SYRN.

Ylli i serialit Euphoria publikoi në Instagram imazhe dhe një video artistike ku prezanton linjën e re.


Në fotografitë e realizuara në studio nga fotografja Jess Wasson, 28-vjeçarja shfaqet me komplete pambuku në nuanca nudo, të bardha dhe të zeza, duke theksuar stilin minimalist dhe komod të koleksionit, shkruan DailyMail.

Në një nga imazhet ajo pozon e shtrirë në një karrige druri, ndërsa në një tjetër paraqitet me bluzë të bardhë pa mëngë dhe çorape deri në pulpë, në stil pin-up.

Një tjetër set e tregon me bluzë të zezë dhe të brendshme, e shtrirë në një shtrat të bardhë.

Sweeney ndau gjithashtu një set ekskluziv fotografish me revistën InStyle përpara lançimit. Linja e saj ka pasur sukses të menjëhershëm në shitje.

Më herët këtë muaj, ajo njoftoi: “u shit brenda ORËSH!! Po punojmë për një rimbushje së shpejti. Jam shumë mirënjohëse. Ju dua të gjithëve”.

Pas lançimit, aktorja ka përdorur një strategji të zgjuar marketingu me imazhe promovuese dhe veprime publike kreative.

Ndërkohë, mediat raportojnë se ajo mund të zgjerojë aktivitetin e saj edhe në industrinë e bukurisë. /Telegrafi/